Kaka, në dyshim për supersfidën
Pas Gatuzos dhe Bonerës, edhe Kaka rrezikon të mos jetë në dispozicion të Milanit për supersfidën me Juventusin. Vendimi final do të merret në seancën e sotme stërvitore. Sipas informacioneve zyrtare nga klubi kuqezi, braziliani u stërvit me grupin vetëm në pjesën e parë (vrapi), ndërsa në momentin që u zhvillua një ndeshje brenda skuadrës, ai vijoi punën në palestër. Në orët në vazhdim, pas vlerësimeve të stafit mjekësor, tekniku Karlo Ançeloti do të mësojë nëse Kaka mund të luajë apo jo në Torino. Ndërkohë, Ambrozini, Emerson, Pirlo, Ronaldinjo dhe Sedorf janë plotësisht të rikuperuar dhe të gatshëm për ndeshjen e së dielës me bardhezinjtë e Klaudio Ranierit.