E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola distancohet nga Chelsea

Pep Guardiola është distancuar nga posti i menaxherit në Chelsea pas konfirmimit të lajmit për largimin e tij nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

41 vjeçari gjithnjë ka qenë objektiv i Roman Abramovichit për ta zëvendësuar Andre Villas-Boasin në bazë të përhershme.

Por, derisa Guardiola insiston se do të pushojë, menaxheri i përkohshëm, Roberto Di Matteo mbetet kandidati kryesor. “Nuk jam i interesuar të punoj tani. Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›