Prishtina barazon në Kaçanik
Edhe pse bëri ndryshime në shtabin teknik, ku në vend të trajnerit Wolfgan Jerat sollën Jusuf Tortoshin, Prishtina nuk ka arritur të shënoj fitore.
Bardh e kaltrit barazuan përballë Lepencit 1:1. Mysafirët kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Mentor Mazrekajt të realizuar në minutën e 33’të.
Por vetëm pesë minuta më vonë vendasit barazuan nëpërmjet Besmir Xhikës. Deri në fund të takimit të dy ekipet kanë pasur raste të kalojnë në avantazh derisa mundësin më të mirë e ka pasur Lepenci, kur Florim Berisha dështoi nga pika e bardh, pak para përfundimit të pjesës së parë.
Prishtina ka tubuar 27 pikë dhe mbetet në vendin e dytë derisa Lepenci ka arritur në kuotën e 29 pikëve.