E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anelka kritikon Villas-Boasin

Nicolas Anelka ka kritikuar ish menaxherin e Chelseas, Andre Villas-Boas pas kualifikimit të skuadrës në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ish sulmuesi i gjigantit londinez, ishte lënë jashtë ekipit nga Villas-Boas dhe kaloi në Kinë gjatë janarit. Ai insiston se ish klubi i tij është duke luajtur me më tepër liri nën drejtimin e Roberto Di Matteos.

“Chelsea po luan me imagjinatë. Ky ndryshim i ka dhënë liri ekipit dhe për këtë arsye janë në finale. Chelsea ka shanse të mira për të fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi Anelka për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›