E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heynckes mund të vazhdojë në Bayern

Pas kualifikimit të Bayern Munichut në finalen e Ligës së Kampionëve, drejtori ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge ka bërë të ditur se trajneri Jupp Heynckes mund të vazhdojë kontratën e tij pas vitit 2013.

Bayern do të ndeshet me Chelsean në finale në Allianz Arena më 19 maj pas fitores pas penalltive ndaj Real Madridit në gjysmëfinale. Aktualisht në aventurën e tij të drejtë si trajner i Bayernit, 66 vjeçari Heynckes ka kontratë me klubin edhe për një sezon.

“Nëse ai dëshiron, Jupp mund të mbetet edhe pas skadimit të kontratës aktuale më 2013”, tha Rummenigge për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›