E Shtunë, 31 Tetor 2026

KEK’u befason Vëllaznimin

Skuadra e fundit në tabelë KEK’u ka befasuar kandidatin për titull Vëllaznimin duke e mposhtur në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot me rezultat 3:2.

Me këtë humbje kuqezinjtë kanë humbur vendin e parë në renditjen tabelore të cilën tani e mban Prishtina e cila ka pikë të barabarta (47) me Vëllaznimin që ka golaverazh më të dobët.

‘Elektricistët’ e kanë nisur mirë takimin duke realizuar gol në minutën e 13’të nëpërmjet Menduh Salihut. Por vetëm pesë minuta më vonë gjakovarët barazuar rezultatin 1:1 me Atdhe Gashin i cili realizoi nga gjuajtja e lirë.

Edhe në pjesën e dytë vendasit nuk u dorëzuan derisa mysafirët kërkonin golin e barazimit.

Mirëpo lojtarët e KEK’ut në minutën e 61’të kaluan sërish në epërsi 2:1 me golin e Naim Kodraliut. Ky i fundit realizoi edhe për rezultatin 3:1 nga pika e bardh dhjetë minuta pa përfunduar takimi.

Krejt çka arriturën gjakovarët ishte zvogëlimi i epërsisë në 3:2 nga Rafet Mullalari në fund të takimit.

Me këtë fitore KEK ka tubuar 24 pik e cila do t’ia mbaj gjallë shpresat për mbijetesë në Superligë. Kurse Vëllaznimi mbetet në kuotën e 47 pikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›