E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm Juventus për Quagliarellan

Sulmuesi Fabio Quagliarella dëshiron të qëndrojë në Juventus pavarësisht spekulimeve se kërkohet nga rivalët Inter dhe Roma, ka bërë të ditur menaxheri i tij Beppe Pozzo.

“Është normale dhe logjike që emri i tij të përmendet gjatë afatit kalimtar, nuk është diqka e paparashikueshme” tha Bozzo për Tutto Juve.

“Mirëpo, Quagliarella dëshiron të mbetet në Juventus dhe asnjëherë nuk ka konsideruar mundësinë e një largimi të mundshëm” përfundoi ai. Quagliarella deri më tani gjatë këtij sezoni ka startuar si titullar në vetëm një ndeshje në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›