Messi nuk ishte i sëmurë
_810706.jpg)
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka mohuar arsyetimin e trajnerit Pep Guardiola se ai vuante nga një ftohje para ndeshjes kundër Osasunas në Copa del Rey të mërkurën mbrëma.
Para takimit, Guardiola kishte deklaruar se Messi pritet të mungojë për duelin e parë në Nou Camp por në mënyrë të befasishme argjentinasi ishte në mesin e rezervistëve ndërsa u inkuadrua nga pankina dhe realizoi dy gola në fitoren 4-0.
Messi mohoi se kishte pasur ndonjë problem. “Nuk kam ndjerë asgjë serioze, isha mirë dhe jam i lumtur që i ndihmova ekipit” tha Messi për Marca.