Pekerman, selektor i ri i Kolumbisë

Ish selektori i Argjentinës Nestor Pekerman është emëruar në krye të Kolumbisë në përpjekje të përfundojë pritjen 16 vjeçare për kualifikim në një Kampionat botëror në Brazil më 2014.
Lajmin e ka bërë Federata kolumbiane e Futbollit nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen e saj zyrtare.
Pekerman, i cili me Argjentinën arriti deri në çerekfinale të Botërorit 2006 në Gjermani, u emërua në detyrë të enjten mbrëma në vend të Leonel Alvarezit të shkarkuar në nëntor.