Gudjabi mban premtimin

11/04/2005 Ashtu siç kishte premtuar një javë më parë, sulmuesi i Dinamos shënoi edhe ndaj Partizanit
Përpara një jave, një ditë pas fitores së Dinamos në Shkodër, sulmuesi i bluve El Haxhi Gudjabi kishte deklaruar për “Metropol Sport” : “Do të shënoj në çdo ndeshje. ” Premtim ky që sulmuesi senegalez e ka mbajtur, madje dyfish. Përsëri në sajë të golave të tij Dinamo ka fituar edhe një derbi tjetër, kësaj rradhe kundër rivalëve të vjetër të Partizanit. “Jam shumë i gëzuar, që i dhurova përsëri fitoren skuadrës sime, është shprehur dje në një intervistë për “Metropol Sport” sulmuesi senegalez. Por, më tepër jamë i gëzuar, pasi mbajta premtimin që iu dhashë tifozëve”. Pas dygolëshit të së shtunës, Gudjabi është golashënuesi më i mirë i bluve me 8 gola, i ndjekur nga Dhëmbi me gjashtë. Sulmuesi i bluve ka një koefiçent shumë të lartë shënimi, 1.3 gola për ndeshje, në këto gjashtë ndeshjet e fundit, në të cilat ka luajtur si titullar. “Që kur kam filluar të aktivizohem si titullar kam mundur të tregojë vlerat e mia të vërteta, shpjegon Gudjabi. Unë jam një sulmues dhe që të luash mirë në këtë pozicion duhet që të njohësh mirë lojën e skuadrës dhe kjo njohje sigurohet vetëm mbas shumë ndeshjeve të luajtura bashkë. Si rrjedhojë e kësaj njohjeje po vijnë edhe golat e shumtë që po shënojë unë, të cilët janë realizuar falë një loje të të gjithë skuadrës”. Për Gudjabin çelsi i suksesit tek Dinamo të ndeshjeve të fundit, nuk qëndron vetëm tek loja e tij, por në përgjithësi tek loja e mirë e gjithë skuadrës, e cila sipas tij po udhëhiqet me mjeshtri nga trajneri i saj, Agim Canaj. “Gëzohem që po fitojmë falë golave të realizuar nga unë, por jam koshient se këto fitore janë frut i një pune kolektive, ka theksuar sulmuesi i bluve. Në rradhë të parë ne kemi një mbrojtje, të pamposhtur. Në katër ndeshjet e fundit kemi pësuar vetëm një gol. Kjo tregon, se skuadra po funksionon shumë mirë në të gjitha repartet. Kuptohet që merita kryesore për këtë i takon trajnerit tonë, i cili po kryen një punë shumë të mirë dhe ka mundur të fusë në skuadër një filozofi të re.” Sa për të ardhmen senegalezi është edhe më optimist se më parë. Me sa duket dygolëshi i fundit i ka hapur oreksin më tepër sulmuesit të bluve, i cili tashmë synon edhe më tepër. “Synimi im në çdo ndeshje është i njëjtë të shënoj dhe të ndihmojë skuadrën për të fituar. Në Elbasan do të jetë e vështirë, por unë përsëri do të shënoj dhe Dinamo do të fitojë edhe këtë derbi. Besoj se deri në fund të kampionatit do të kem shënuar mbi dhjetë gola”.