Guineth Paltrou, fatale dhe nudo
E si mund t’i rezistosh një fqinjeje magjepsëse që bën seks telefonik dhe zhvishet pranë dritares? Në filmin më të fundit “Two Lovers” (del në SHBA më 13 shkurt) është pikërisht aktorja Guineth Paltrou fqinja joshëse që tregon gjoksin në një nga skenat më erotike të filmit të drejtuar nga Xhejms Grei. Filmi rrëfen historinë e Leonard Kraditor (Joakin Feniks), që pas një periudhe të errët të ekzistencës së tij, përfshirë një tentativë për vetëvrasje, mbyllet në shtëpinë e prindërve. E ëma Ruth (e interpretuar nga Isabela Roselini), nuk arrin të kuptojë problemet e të birit dhe mendon t’i prezantojë të bukurën Sandra Kohen, e cila është një mike e familjes. Gjithçka shkon për mrekulli mes Sandrës dhe Leonardit deri kur shfaqet me skenat erotike Mishel Raush (Guineth Paltrou), që me misterin e saj bën për vete Leonardin. Mishel përpiqet me të gjitha mënyrat të tërheqë djaloshin kureshtar: nga telefonatatë erotike deri në skenat e zhveshjes pranë dritares. Dhe në fund duket se e arrin qëllimin. Pasojat, megjithatë, do të jenë fatale sepse edhe Mishel fsheh një sekret të errët. Paltrou luan në këtë mënyrë një nga rolet më “të errëta” të karrierës së saj. Elegante dhe plot finesë duhet të ketë qenë e vështirë për aktoren ta vërë veten në pozitën e një femre fatale. Por është mirë të shohim rezultatet, pasi nga komentet e para në Festivalin e Kanës, ku filmi u prezantua, ylli i Hollivudit duket se e ka fituar.
23 Janar 2009