“Politika e pasinqertë i ka harruar shqiptarët e Rumanisë”
INTERVISTË/ FLET “ASDRENI I BUKURESHTIT”, BAKI YMERI. Sipas poetit dhe përkthyesit Ymeri, politikës sonë i mungon sinqeriteti
Petrika GROSI
Poeti, përkthyesi dhe veprimtari i njohur shqiptaro-rumun në Bukuresht, Baki Ymeri, tregon në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për gazetën “Albania” mbi botën e letrave shqipe në Rumani, marrëdhëniet me poetët dhe emrat më në zë të letrave si dhe mbi harresën që Ambasada Shqiptare në Bukuresht i ka bërë, sipas tij, interesave dhe kulturës kombëtare. Madje është paradoksal fakti që në kohën e regjimit komunist shteti interesohej më tepër për komunitetin shqiptar në Rumani sesa në dy dekadat e fundit të demokracisë. Poeti i njohur si “Asdreni i ditëve tona në Rumani” shpreh indinjatën e tij dhe konstatimin se politikës shqiptare i mungon sinqeriteti. Për të gjithë ata që nuk e njohin, njëherësh Baki Ymeri është edhe kryeredaktor i revistës “Shqiptari”, me traditë 121-vjeçare të botimit (me ndërprerje).
Njiheni ndër figurat më aktive sa i përket veprimtarisë kulturore kombëtare dhe letrare në komunitetin shqiptar në Rumani. ǒdo të thoshit në lidhje me këtë përkushtim?
Pyetja është korrekte, por përgjigjja duket një çikë autolaudative; është një përkushtim i shenjtë që lë gjurmë të shenjta falë rilindasve tanë që kanë vepruar në këtë vend ku njeriu lind poet. Meqë rilindasit tanë më të shquar që kanë vepruar në këtë vend e kishin për përkushtim atdhetarizmin, kulturën dhe letërsinë, nuk na vjen keq për “dekoratën” e Kopi Kyçykut që na e dha me shkrim në përkushtimin e librit “Arumunët e Shqipërisë”: “Baki Ymerit, poet dhe patriot”. Kushdo që i rilexon rilindasit, pa marrë parasysh në vjen nga Shqipëria e Brendshme, Shqipëria e Jashtme apo Diaspora Shqiptare, e përvetëson përkushtimin për atdhetari dhe qytetërim, moral, dinjitet dhe unitet, aftësi, përgjegjshmëri dhe ekuilibër. ???????????
Sa e lehtë është të organizoni botimet dhe të siguroni fondet për to?
Veprat që dilnin në disa mijë ekzemplarë, siç ishte “Ungjilli pas Mateut kthyer prej elinishtes shqip ndë të folë toskërisht”, Bukuresht, 1889, që doli në dhjetëmijë ekzemplarë, botoheshin me sponsorizim të korçarëve të pasur të Bukureshtit dhe përhapeshin falas në Shqipëri. Si i sigurojmë fondet sot? Njësoj siç i siguroni ju: Me përkushtim të ditëpërditshëm dhe të natëpërnatshëm për përkthime emrash të njohur e të panjohur. Disa e përkrahin botimin dhe falë përkrahjes së tyre deri tani e kanë parë dritën e botimit rreth dhjetë autorë nga Kosova e diaspora, si dhe pesë antologji poetike me mazhorancë shqiptare e minorancë të huaj, me do emra të bukur si Altri Mondi, “Tensione sentimentale”, “Ekzili i ëndrrave”, “Çelësi i shpirtit” dhe “Shpirti i fjalëve”, që pritet të dalë brenda një jave me 13 autorë, nga të cilët vetëm njëri e ka përkrahur konkretisht botimin. Emrin e tij për hir të modestisë nuk e bëjmë publik, ngase do ta gjeni vetë; është nip i një eruditi shqiptar të masakruar nga komunistët e Sigurimit. Sa u përket fondeve të qeverisë rumune të destinuara për komunitetin shqiptar, ato derdhen në adresë të një deputeteje joshqiptare, e cila boton librat e saj dhe nja dhjetë libra të tjerë me vlera të dyshimta...
Me cilët nga kritikët, letrarët dhe përkthyesit shqiptarë apo rumunë keni bashkëpunim?
Numri është i panumërt, por për momentin po përmendim vetëm disa me të cilët përgjatë jetës kemi pasur fat të bashkëveprojmë: Rexhep Qosja, Latif Berisha, Anton Çeta, Murat Isaku, Ali Demë Jasiqi, Abdylazis Islami, Ali Podrimja, Visar Zhiti, Sali Bashota, Natasha Lako, Luan Topçiu, Resul Shabani, Begzat Baliu, Vitore Leka, Flutura Açka, Kozeta Zylo, Marin Sorescu, Ana Blandiana, Marin Kodreanu, Marius Chelaru etj. Disa i kemi njohur, me disa kemi bashkëvepruar, disa i kemi përkthyer, me disa kemi mbajtur korrespondencë.
A keni mbështetje të konsullatës shqiptare në Rumani?
Ambasadorët shkojnë e vijnë, komuniteti mbetet. Themi se mbetet edhe pse bijtë dhe bijat e rilindasve tanë shuhen njëri pas tjetrit të shqetësuar se ia ka qitur në harresë Shqipëria. Më shumë përkujdeseshin për komunitetin e këtushëm shqiptar ambasadorët e Enverit sesa këta të demokracisë. I vizitonin familjet shqiptare dhe i furnizonin me literaturë e artizanat shqiptar, vinin ansamble folklorike dhe trupa teatrore në Bukuresht, kurse sot nuk na vjen asnjë gazetë, asnjë revistë, asnjë libër, përveç disa telefonatave miqësore, disa ftesave të përzemërta për t’i vizituar në ambasadë dhe përkrahjes së botimit të revistës “Shqiptari”, me rastin e Ditës së Flamurit, si dhe organizimit të kremtimit të Ditës Kombëtare të Shqipërisë në Bukuresht, organizim i cili dikur mbahej në zemër të Bukureshtit, kurse sot zhvillohet në klubin e pyjeve të periferisë ku shkojnë vetëm studentët e Shqipërisë. Ish-ambasadori Piro Vito ishte komunist, por interesohej për identifikimin e varrit të Naços në Bukuresht, kurse pasardhësit e tij (jo për të gjithë e kemi fjalën) nuk kanë kohë “kompetenca”???????????? dhe nuk u han palla për kopalla për bijtë dhe bijat e rilindasve tanë, të cilët sot i kemi e nesër jo. Është i panumërt numri i atyre që kanë vajtur në botën e hijeve, të cilët digjeshin nga malli për ta parë Shqipërinë. Po qe se i pyet ambasadorët e tanishëm për ta, ta presin me sëpatën e dardharit: “Nuk merret ambasada me punë të këtilla” apo “Lëri se ata janë pleq!”. ǒka bërë Tirana diplomatike për albanologun Grigore Brënkush (rum. Brâncuº), i cili 50 vjet ka ligjëruar para mijëra studentëve rumunë për lidhjet linguistike rumuno-shqiptare dhe për rëndësinë që ka gjuha shqipe, për të cilën thotë se është “jeta ime”, kurse sot nuk do të dëgjojë për Shqipërinë ngase Shqipëria “demokratike” e ka qitur në harresë. ǒka bërë Akademia Shqiptare për këtë njeri?! Në fakt, ajo e ka bërë të vetën: e ka ndjekur në kohën e Enverit kur vinte për ekspedita gjuhësore në Shqipëri. Njëri nga ata që e kanë ndjekur, s’po ia përmendim emrin, ende i lëpin pjatat e Akademisë. Po qe se ia përmendim emrin e pensionojnë aty për aty, për të prurë në vend të pensionistëve kuadro të reja, siç vepron Bukureshti demokratik. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se politikës shqiptare i mungon sinqeriteti. Secili shikon interesin e vet. Më shumë i preokupon paga e qeverisë se sa vlerat e Shqipërisë.
Me çfarë jeni duke u marrë aktualisht?
Me identifikime vlerash të vjetra shqiptare në bibliotekat dhe arkivat e Rumanisë, me hartimin e projektit “Drita Shqiptare e Bukureshtit”, me përgatitjen e një monografie “Viktor Eftimiu dhe Shqipëria”, me përgatitjen e librit “Kosova në Bukuresht (1889-2009)”, me përgatitjen e librit “Vitore Leka – Simbol i Humanizmit dhe Atdhedashurisë”, me botimin e revistës “Albanezul/Shqiptari”, me një traditë 121-vjeçare të botimit (1888-1903+1903-2009)
Thatë se jeni në proces të botimit të antologjisë më të re “Shpirti i fjalës”. Pse ky titull?
Ngase poezia është shpirti i fjalës, ngase fjala ka shpirt, ngase fjala ka peshë, ngase fjala ka forcë, ngase fjala është si femra: të ngre në qiell dhe të përplas në tokë, madje edhe të kyç në burgun e harresës po qe se e shfrytëzon atë për qëllime antipoetike. Për të justifikuar admirimin tonë ndaj vlerave shqiptare dhe përzgjedhjen e titujve dhe lëndën e përkthyer, poetesha rumune Victoria Milescu thekson në librin e saj më të ri se “B. Y. është një poet i botës moderne, por nuk mund t’i harrojë apo mohojë rrënjët nga të cilat poezia e tij e shkëput lëngun e përmbushur me vitalitet të përbujshëm”.
Çfarë synoni të arrini me këtë botim që vjen njëherësh në disa gjuhë?
Na është bërë shprehi që gjatë korrespondencës me dashamirësit që shprehin dëshirën për inkorporim në projektet tona letrare t’i përshëndesim përmes sintagmës “Miqësi antologjike”. Në kuadrin e sqarimeve për këtë vëllim antologjik, për t’i pajtuar të gjitha palët e ndiejmë për obligim të theksojmë se lënda dhe kriteriumet janë të përziera: Disa veta defilojnë në faqet e librit me poezi dygjuhëshe (shqip/rumanisht), disa autorë rumunë apo shqiptarë prezantohen me vargje vetëm në gjuhën shqipe, një poete gjermane (që digjet për Shqipërinë), vetëm në gjuhën rumune; një poet të talentuar nga Tirana e prezantojmë me vargje në gjuhën shqipe dhe franceze, ndërsa Angela Dilon, mbesën e Ilia Dilo Sheperit, edhe në gjuhën angleze. Qëllimi është që të gjithë ta gjejnë vendin e vet aty ku e kanë, në faqet e një libri me vlera (letrare) të larta dhe me vlera të mesme, duke e eliminuar në këtë kontekst sintagmën “të ulëta”, ngase me rëndësi është cilësia e jo sasia. Për poetin e famshëm rumun Nichita Stanescu, “për mua është poet edhe ai që ka krijuar vetëm një poezi gjatë jetës së tij”. Meqë libri del në diasporë, misioni i tij është afirmimi i fjalës shqipe në diasporë dhe mbajtja gjallë e shpirtit shqiptar edhe përmes këtij komunikimi antologjik.
Cili është tirazhi, çmimi dhe harta gjeografike e shpërndarjes së kësaj antologjie?
Tirazhi është simbolik, përkthimi është falas, çmimi është falas për ata që e kanë përkrahur botimin, për të tjerët nuk caktojmë çmim ngase të rrallë janë ata që blejnë sot libra me poezi, librat i shpërndajmë në adresë të autorëve, të gazetarëve, të eseistëve që shkruajnë për to, të bibliotekave dhe librarisë së Muzeut të Letërsisë Rumune dhe në adresë të komunitetit shqiptar dhe dashamirëve të Shqipërisë historike në këtë vend. Kësaj i thonë më shumë punë vullnetare për afirmime vlerash kombëtare e ndërkombëtare se sa punë dallaverexhinjsh, siç veprojnë ata që i kyçin librat në internet dhe nuk guxon t’i lexosh pa u regjistruar e pa i paguar.
Si i keni përzgjedhur poetët, pra në bazë të çfarë kriteri?
Kriteret e përgatitjes dhe botimit të një libri me vlerë respektohen sipas vlerave të larta letrare dhe standardeve europiane. Kriteret tona janë të mesme dhe modeste: i inkorporojmë në gjirin e antologjisë apo i përkthejmë me nga një vëllim antologjik ata që shprehin dëshirën për ta pasur një libër më shumë dhe për ta parë si tingëllon vargu i tyre në gjuhën e Emineskut që e flisnin edhe rilindasit tanë të mëdhenj si Asdreni, Lasgushi e Kuteli. Kriteret lidhur me përzgjedhjen e autorëve janë të përziera: autorë shqiptarë të mirënjohur, siç janë Kadareja, Fatos Arapi, Azem Shkreli, Natasha Lako, Visar Zhiti etj. dhe autorë më shumë apo më pak të njohur në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë: Kadrush Radogoshi, Ilire Zajmi, Ndue Hila, Kozeta Zylo, Engjëll Koliqi, Vitore Leka, Bardh Frangu, Miradije Ramiqi, Sali Bashota, Fatime Kulli, Jeton Kelmendi, Flora Brovina, Rexhep Shahu, Edi Shukriu, Jorgo Telo, Julia Gjika, Kostaq Duka, Mardena Kelmendi, Arqile V. Gjata, Alma Papamihali, Adnan Mehmeti, Mina Çaushi, Pilo Zyba etj.
23 Janar 2009