Gul: Turqia ka lidhje të fuqishme me Kosovën
Gjatë një interviste ekskluzive që Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gul, i dha këto ditë gazetës së përditshme të Beogradit, "Danas", në prag të vizitës zyrtare të tij në Serbi, midis të tjerave ai u pyet edhe për Kosovën. Sipas "Danas", Kosova përbën edhe pikën kryesore të mospajtimit mes Beogradit dhe Ankarasë. Pyetjes se sa ndikon në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë fakti që kjo e fundit ka qenë midis shteteve të para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Presidenti turk iu përgjigj:
"Serbia po ndjek një qëndrim të vlefshëm që mbështetet te zgjidhja juridiko-diplomatike e kësaj çështjeje. Jemi të ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë e Serbisë dhe të popullit të saj në rastin e Kosovës. Dhe nuk është një qëndrim që drejtohet kundër Serbisë. Ky qëndrim, në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve turko-serbe. Përkundrazi, këto vitet e fundit, dy vendet tona mbajnë dhe zhvillojnë marrëdhënie të ndërsjella pikërisht në kuadrin e këtij qëndrimi. Me të vërtetë i vlerësojmë dhe u kushtojmë rëndësi të madhe marrëdhënieve me Serbinë, të cilën e konsiderojmë si një element stabiliteti në Ballkan. Dëshira jonë më e sinqertë është që marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona t‘i ngremë në një nivel më të lartë, që ato t‘u shërbejnë interesave tona të përbashkëta. Në përgjigje të pyetjes pasuese nëse Turqia po lobon, para së gjithash, midis vendeve myslimane, që këto të fundit ta njohin Kosovën e pavarur, Presidenti Gul vuri në dukje: "Turqia e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimi i saj lidhur me Kosovën është i qartë. Megjithatë, sikurse thashë më lart, marrëdhëniet tona me Serbinë po lëvizin në një rrjedhë tjetër, që s‘ka lidhje me Kosovën, dhe vullneti që ekziston te të dyja palët, synon thellimin dhe pasurimin e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat".
Për sa i përket situatës aktuale në Bosnjë-Hercegovinë, që është bërë pikë nevralgjike në rajonin e Ballkanit, pyetjes së "Danas"-it se çfarë qëndrimi mban Turqia ndaj çështjes së krizës politike aktuale në këtë vend, duke pasur parasysh se Turqia është një nga ndërmjetësit kryesorë për zgjidhjen e kësaj krize, Presidenti turk Gul iu përgjigj: "Turqia i kushton rëndësi të madhe faktit që Bosnjë-Hercegovina përpiqet të ruajë tërësinë tokësore e sovranitetin e vet, si dhe përbërjen shumëkulturore e shumetnike të saj. Lidhur me këtë, prioriteti i shtetit është krijimi i një strukture shtetërore të efektshme. Përpjekjet që synojnë minimin e organeve përbërëse të administratës qendrore nuk do t‘i sjellin asgjë të mirë ndonjë grupi etnik. Turqia dëshiron që në Bosnjë-Hercegovinë të mbizotërojë integrimi dhe jo copëzimi, që është edhe synimi i bashkësisë ndërkombëtare".
Pyetjes lidhur me faktin se Serbia dhe Turqia kanë synim të përbashkët - hyrjen në BE, se rruga e Turqisë drejt BE-së është e "gjatë dhe me gjemba", për shkak të kundërshtimeve të disa vendeve-anëtare të saj, midis të cilave edhe të Francës dhe të Gjermanisë, me ndikim të madh në BE, dhe se si e konsideron ai vazhdimin e përpjekjeve të Turqisë për t‘u bashkuar me BE-në, Presidenti Gul iu përgjigj: "Ne vlerësojmë dhe përshëndesim orientimin euro-atlantik të Serbisë. Për këtë arsye, ne konsiderojmë se një nga kushtet primare për mbizotërimin e paqes dhe të stabilitetit në Europë është pikërisht perspektiva europiane e Serbisë dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe bindja e tyre se ky synim do të realizohet. Sa u përket përpjekjeve të Turqisë për anëtarësim në BE, ne e shohim Serbinë si një vend që do të na ndihmojë dhe do të na mbështesë në këtë drejtim. Turqia e konsideron zgjerimin e BE-së si një domosdoshmëri për nga aspekti i fuqisë dhe i stabilitetit të Europës. Ne konsiderojmë se BE-ja duhet të miratojë dhe të ndjekë një politikë të efektshme, me qëllim që të shmangë paragjykimet e përhapura lidhur me zgjerimin dhe kështu të tregojë se ajo mbështetet në vlera të përbashkëta dhe jo në kufij artificialë. Synimi i Turqisë në bisedimet me BE-në është anëtarësimi me të drejta të plota, në përputhje me Marrëveshjen Kornizë të miratuar në tetor të vitit 2005. Ne po e kryejmë punën që na takon neve në procesin e bisedimeve. Ne shpresojmë se BE-ja dhe vendet-anëtare të saj nuk do lejojnë ndërhyrjen e ideve politike dhe të motiveve politike të brendshme, që janë të natyrës teknike, në procesin e anëtarësimit. Në fund të fundit, anëtarësimi me të drejta të plota në BE reflekton qëllimin afatgjatë të Turqisë drejt transformimit dhe tranzicionit. Askush nuk do të përfitonte nga dështimi i këtij procesi të rëndësishëm, për shkak të disa qëllimeve afatshkurtra", theksoi Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gul.