Mbi 20 të arrestuar për tragjedinë në lumin Tisa
Mbi 20 persona janë arrestuar në Hungari, Serbi dhe në Kosovë, të dyshuar për mbytjen e 18 shqiptarëve të Kosovës në lumin Tisa. Zëdhënësi i policisë hungareze, Janoš Pal, ka deklaruar se Zyra e Interpolit në Budimpeshtë, Gjyqi komunal në Kanjizhë dhe Misioni i EULEX-it në Kosovë, kanë nisur hetimet kundër të arrestuarve, sepse dyshohen për përfshirje në trafikimin e njerëzve.
Sipas RTK-së, e cila u referohet mediave hungareze, policia në Hungari ka arrestuar 15 trafikantë me qenie njerëzore, ajo e Serbisë 5, ndërsa me urdhër të EULEX-it janë arrestuar edhe 11 organizatorë të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë, 7 prej të cilëve nga Podujeva dhe 4 nga Prishtina. Për zbulimin e grupit të trafikantëve ka ndihmuar Agron Rama, i mbijetuari i tragjedisë, i arrestuar më 15 tetor në Hungari.
S. H., nga Podujeva, është personi të cilin Policia e Kosovës, të enjten, ka shkuar dhe e ka kërkuar në lidhje me përgjegjësinë e tij të mundshme për Tragjedinë e Tisas. Vizita e policisë në shtëpinë e këtij personi është bërë menjëherë pasi Vesel Jahaj, babai i Elvira Jahajt, gruas që dyshohet se ka vdekur në këtë tragjedi, në kufirin serbo-hungarez, e ka denoncuar atë për trafikim ilegal me njerëz.
Por përmasat e tragjedisë së Tisës, e cila ende zyrtarisht nuk vërtetohet si e tillë, pritet të jenë më të mëdha nga sa janë menduar deri më tani. Në varkën e përmbysur, natën e 15 tetorit të këtij viti, në lumin që ndan Serbinë dhe Hungarinë, dyshohet se kanë qenë gjithsej 19 persona. Kështu, së paku u ka deklaruar të afërmve të tij Blerim Rama, i cili së bashku me dy fëmijët e tij, 1 dhe 3 vjeç, deri më tani janë të vetmit të mbijetuar.
Sipas Blerimit, në varkën e përmbysur ka pasur fëmijë, burra dhe gra të komunave Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë, në përpjekje për të shkuar në shtete të ndryshme të Perëndimit.
Deri të shtunën pasdite, Policia e Kosovës, në lidhje me këtë tragjedi, zyrtarisht nuk ka arrestuar askënd dhe nuk ka lëshuar asnjë fletë-arresti. Por sipas tyre, një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë, do të udhëtojnë drejt Hungarisë për të hetuar rastin e mbytjes së shtetasve kosovarë në lumin Tisa.
Hetimet
"Fillimisht parashikohet të nisen dy zyrtarë policorë hetues nga shtylla e hetimeve të Policisë së Kosovës dhe një prokuror i rastit. Udhëtimi i tyre pritet të bëhet shumë shpejt", ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Ai ka sqaruar se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovës, në përpjekje të kapjes së personave të dyshuar për këtë rast.
Në çështjen e cilësuar si dyshim për trafikim me qenie njerëzore, tashmë është përfshirë edhe EULEX-i. "Prokurori i EULEX-it është zgjedhur të udhëheqë rastin. Ne ende nuk e dimë se kur do të udhëtojë ky prokuror për në Serbi, apo Hungari", është shprehur Nocholas Hoten, një nga zyrtarët e këtij misioni.
Ndërkohë, Policia e Hungarisë nga ana e saj ka vazhduar kërkimet për gjetjen e ndonjë trupi të pajetë edhe gjatë ditës së shtunë.
Szaeolcs Szendi, zëdhënës i policisë së këtij shteti, sqaron se kërkimet janë intensifikuar me ardhjen e një njësie të veçantë nga kryeqyteti hungarez, Budapest.
"Gjatë ditës së shtunë nuk kemi gjetur ndonjë trup tjetër të pajetë. Kërkimet ende do të vazhdojnë. Gjatë ditës së shtunë janë angazhuar 5 anije, policë me 4 qenë, si dhe zhytës të tjerë", thotë zyrtari i policisë hungareze për "Express".
Përveç dy kufomave të identifikuara, një mashkulli të gjetur në territorin hungarez dhe një femre të gjetur në territorin serb, zëdhënësi i policisë së Hungarisë tha se është bërë identifikimi edhe i femrës së dytë të gjetur në bregun e lumit në pjesën serbe. "Nuk mund ta them emrin e saj, ngase nuk e di, pasi ajo është gjetur në territorin e një shteti tjetër", thotë Szaeolcs Szendi.
Përgënjeshtrimi
Policia hungareze ka përgënjeshtruar pasdite vonë informacionet se janë arrestuar 20 persona si të dyshuar për trafikim, në rastin e tragjedisë së Tisas në kufirin serbo-hungarez. "Jo, një informacion të tillë nuk mund ta konfirmoj. Ky duhet të jetë një gabim apo një keqkuptim. Ne nuk kemi arrestuar ende persona në lidhje me këtë çështje", thotë Szabolcs Szendi, zëdhënës i Policisë së Hungarisë.
Në bisedën me "Express", Szendi shpjegon se gjithashtu kërkimet në anën hungareze për persona që dyshohet se mund të jenë mbytur, kanë përfunduar të shtunën në mbrëmje. "Ne kemi mbaruar kërkimet në anën tonë. Nuk besojmë më se ka persona të mbytur në atë vijë prej dy kilometrash sa është në territorin tonë", shpjegon ky zyrtar i policisë. I pyetur nëse i mbijetuari i këtij rasti, Blerim Rama, ka mundësi të arrestohet apo akuzohet, ai përjashtoi mundësinë që ai të arrestohet për trafikim ilegal. "Ai ka kërkuar strehim në Hungari. Ky person mund të akuzohet për rrezikim të jetës së dy fëmijëve, ku si pasojë e këtij rreziku ka humbur jetën edhe gruaja e tij. Por ai nuk do të akuzohet për trafikim", shpjegoi toger Szendi. Ai shpjegoi se hetimet në lidhje me këtë rast, megjithatë, janë duke vazhduar në bashkëpunim edhe me Policinë e Serbisë dhe atë të Kosovës.