Topi ngushëllon Sejdiun, Berisha letër Thaçit
Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për humbjen e jetëve njerëzore në tragjedinë e lumit Tisa.
Në këtë mesazh, Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen e tij dhe të qeverisë shqiptare, duke u shprehur se "vdekja tragjike e jetëve të një numri qytetarësh të Kosovës në lumin Tisa ishte një lajm shokues për mua dhe për qeverinë shqiptare. Me këtë rast unë ju shpreh familjarëve të viktimave, ju, qeverisë së Kosovës dhe mbarë popullit të Kosovës, ngushëllimet më të sinqerta, simpatinë dhe solidaritetin njerëzor më të thellë". Presidenti Bamir Topi, në mesazhin e ngushëllimit dhe solidaritetit dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut, shkruan se "me keqardhje dhe hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike në lumin Tisa, ku humbën jetën pesëmbëdhjetë qytetarë kosovarë". "Ju lutem, pranoni zoti President, ndjenjat e mbështetjes dhe solidaritetit të sinqertë e të palëkundur të mbarë popullit shqiptar në këto çaste të rënda të kësaj tragjedie njerëzore", përfundon mesazhi ngushëllues i Presidentit të Shqipërisë drejtuar Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.
E.Ajazi