E Diel, 1 Nëntor 2026

“Guns N Roses” rikthehet pas 17 vjetësh



Për miliona fansa pritja po mbaron. Pas 17 vitesh, del në shitje albumi i fundit i grupit të famshëm Guns N’ Roses “Chinese Democracy” dhe sipas të dhënave të para, ai kushtoi 13 milionë dollarë. Albumi do të jetë gati muajin e ardhshëm si online ashtu edhe në filialet e ndryshme ku shiten cd. “Publikimi i kësaj pune madhështore shënon një moment historik, në vazhdimësinë e rock n’ roll-it” kanë deklaruar menaxherët e grupit, Irvin Azof dhe Andi Gold. “Chinese Democracy” është prodhuar nga Axl Ros që është komponenti i vetëm origjinal që ka mbetur nga grupi dhe nga Karam Kostanco. Në përbërjen e tij do të jenë 14 këngë, por vetëm 3 nga ato nuk janë interpretuar ndonjëherë live para se të shpërndaheshin në internet. Të mëdha kanë qenë edhe shpenzimet për realizimin e tij: sipas një shërbimi të gazetës “Nju Jork Tajms”, të vitit 2005, kostoja që në vitin 2005 kishte shkuar 13 milionë dollarë. Jo rastësisht fraza “Chinese Democracy” ka filluar të identifikojë mes të rinjve një ide të marrë dhe të pafundme. Muajin e kaluar të gjithë mundën të shijojnë fare pak albumin nëpërmjet këngës “Shackler's revenge” e cila u shfaq në lojrat e “Rock band 2” dhe “If the Ëorld”, e bashkangjitur në titujt e filmit ”Body of lies”.

“Dirty Dancing” zbarkon në Broduej

Në vitet 80 bëri të ëndërronin një gjeneratë të tërë. Sot “Dirty Dancing” zbarkon në teatër. Prodhimi tashmë ka shëtitur në Australi, Angli dhe Kanada, panet më të afërta kanë të bëjnë me Broduein. Përshtatja teatrore nga filmi i Patrik Sueiz dhe Xhenifer Grei nuk do të jetë shfaqje muzikore. Asnjë nga aktorët në skenë nuk do të këndojë live pavarësisht muzikës, koreografisë të cilat i përkasin të njëjtit film. Është vera e vitit 1963. “Bejbi” një adoleshente e qetë me një të ardhme të shkëlqyer, niset për një pushim veror me familjen. Në fshatin turistik, vajza zbulon një pasion të papritur për kërcimin, e magjepsur nga bukuroshi Xhoni Kestëll, i cili kërcen çdo mbrëmje me vajzën seksi të quajtur Peni. Filmi është shkruar nga Eleanor Bergstein, autore e metrazhit të gjatë “Dirty Dancing: historia klasike në skenë” që po bën xhiron e botës por nuk ka mbërritur ende në Broduej. Tani lajmi është zyrtar, shfaqja do të jepet së shpejti.

Dejvid Bekam do të jetojë vetëm në Milano

Ylli i futbollit, Dejvid Bekam do të zhvendoset i vetëm në Milano të Italisë, dhe do t’i lërë gruan e tij dhe fëmijët në Los Anxhelos. Ai do të shkojë në Itali në muajin janar të vitit të ardhshëm dhe do të luajë në kampionatin e këtij vendi. “Devid dëshiron ta kalojë kohën në Amerikë me Viktorian dhe fëmijët e tij, por ai e di shumë mirë se sa e rëndësishme është të luajë futboll në një ekip të klasit të parë me qëllim që të ruajë vendin në kombëtaren angleze”,- thotë një burim i afërt me çiftin Beckham. “Transferimi në Milan mund të jetë shansi i fundit për të luajtur në nivel dhe për të ruajtur formën e tij. Ai do të përpiqet të kthehet në Los Anxhelos sa më shumë që të mundet, por kjo nuk është e lehtë”,- ka shtuar burimi.

Rihana dhe Timbërleik në video seksi

Dy këngëtarët e muzikës pop, Xhastin Timbërleik dhe Rihana, janë parë të jenë shumë “të afërt” gjatë xhirimeve të videos së re të duetit të ardhshëm të tyre, gjatë disa skenave të paturpshme të cilat tregojnë çiftin duke u argëtuar në një makinë. Këngëtarja e hitit “Umbrella”, dhe ai i hitit “Sexyback”, janë bashkuar për të xhiruar një singëll të ri, të titulluar “Rehab”, që do të dalë në treg muajin e ardhshëm (më 8 nëntor). Duket se kënga e re do të nxisë pulsin e fansave, pasi çifti është parë në raporte mjaft intime, ndërsa po xhironin videon promovuese të këngës. Ndërkohë e dashura e Timbërleik, aktorja Xhesika Biel thotë se ajo kurrë nuk do të këndojë në duet me të dashurin e saj, duke theksuar se kjo mund të ndodhë vetëm nën dush. Dyshja thuhet se planifikon të bashkëpunojë në fushën e muzikës, por Xhesikaa, 26-vjeçare, e cila sapo ka bërë debutimin në këndim duke realizuar këngën për filmin e ri të saj “Easy Virtue”, thotë se i vetmi rast kur ajo dhe Xhastin do të ndajnë talentin e tyre të këndimit do të jetë në dush. “Më pëlqen të këndoj, por jam më shumë për vende më të mbyllura, idealja do të ishte në dush. Nuk mendoj se do të nxjerr ndonjë album me Xhastinin. Do të ishte më tërheqëse po të bënim ndonjë vijë melodike ose muzikë filmi”, ka thënë Biel.

Berri transferohet në Kanada

Aktorja më seksi në botë e zgjedhur së fundmi, Hall Berri, ka blerë një shtëpi në Kanada të cilën dëshiron ta shfrytëzojë së bashku me të dashurin e saj, modelin Gabriel Aubri. Çifti ka investuar disa milionë dollarë në pronën e cila gjendet në St. Hippolyte, një qytet i vigël në Qurbec. Aubri, i cili ka lindur në Kanada është shumë i ngazëllyer për rikthimin në vendlindjen e tij, ku ende jetojnë prindërit e tij. “Është një ndjenjë shumë pozitive. Gjithçka që mund të bëjmë në qytetin tonë është një ndjenjë pozitive”,- ka thënë Aubri.

24 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›