PLL: Buxheti 2009 siguron ritme të larta të zhvillimit ekonomik

Nëpërmjet një konference për shtyp, Partia Lëvizja e Legalitetit ka vlerësuar dje, buxhetin e viti 2009 , si një buxhet realist që do të ruajë treguesit makroekonomike dhe të sigurojë jo vetëm ritme të larta të zhvillimit , por edhe investime voluminoze në sektorët prioritarë dhe rritje të të ardhurave për çdo familje shqiptare . Lidhur me çmimet që gjenden sot në treg, kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahia ka vlerësuar se “Vërejmë me shqetësim fenomenin e çmimeve të larta në treg sidomos të hidrokarbureve dhe drithërave, ndërkohë që çmimet e tyre në tregun botëror kanë pësuar ulje drastike, tek ne tregtohen me çmimet e mëparshme’’. Duke shprehur pikëpamjen e partisë së tij Spahia ka deklaruar se “Klima e re e krijuar prej qeverisë për liberalizimin e licencave të biznesit dhe krijimin e lehtësirave për hyrjen e bizneseve në treg nuk ka ndikuar aq sa duhet, për zhdukjen e oligo-poleve që ekzistojnë në këto sektorë”. Edhe pse kjo parti nuk është se ka ekspertë ekonomikë për të vlerësuar gjendjen e tregut në vend, kryetari i saj Spahia është shprehur se “Si një parti e bindur në epërsinë e ekonomisë së tregut, PLL nuk mund të pranojë që demokracia të njolloset nga lakmia e tyre që kanë krijuar monopol, duke nxitur qeverinë që të marrë masa radikale për përmirësimin e gjendjes”, përfundoi Spahia. ......