E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësministri i Brendshëm: Në janar nis shpërndarja e kartave të identitetit

Kartat e identitetit do të jenë gati për në muajin e parë të vitit të ardhshëm. Këtë konstatim e ka bërë dje Zëvendësministri Ferdinand Poni, i cili theksoi se “gjithçka do të jetë gati sipas deklarimeve”, duke premtuar madje që brenda janarit të vitit 2009 të nisë aplikimi dhe shpërndarja e dokumenteve, çelësi kryesor për zgjedhje sipas standardeve të kërkuara. Puna në Qendrën e Personalizimit, sipas Zëvendësministrit do të funksionojë nëpërmjet një network-u, që do të jetë dhe pika që do të mbledhë të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë të cilët do të pajisen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.
Bazuar në skemën e këtij procesi, 400 zyra do t’i atashohen zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, të cilave do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve për të plotësuar formularët për pajisjen me dokumentet e identifikimit, duke marrë për bazë të dhënat nga regjistri elektronik themeltar i shtetasve shqiptarë, që sapo ka përfunduar. Sipas skemës, çdo qytetarë do të plotësojë një formular për pajisjen me letërnjoftim dhe pasaportë dhe do të depozitojë në sistem shenjat e gishtave dhe njëkohësisht fotografinë biometrike. Të gjitha këto të dhëna do të transferohen on-line, nga zyrat përkatëse pranë kësaj qendre.
Kapaciteti aktual i kësaj qendre sipas Ponit është 15 mijë karta në ditë, dhe pritet ti kushtojë çdo qytetari 1 mijë e 200 lekë ndërsa pasaporta 5 mijë lekë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›