E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurra, zbukuron pemën e Vitit të Ri në burgun 302

 

TIRANE - Në mjediset e bibliotekës së burgut 302 kishin filluar përgatitjet për festën e Vitit të Ri, e cila do organizohet mesditën e nesërme, më 31 dhjetor. Një grup të dënuarish kishte nisur zbukurimin e ambienteve dhe pemës tradicionale, ndërkohë që punët mbi-këqyreshin nga punonjës të sektorit të edukimit. 27-vjeçari Elis Gurra, emri i të personi që u bë publik dy muaj më parë, pasi tentuan ta varrosnin të gjallë tre persona, ishte një nga të paraburgosurit që po merrej me zbukurimin e ambienteve të festës. Gurra dhe disa bashkëvuajtës, kishin zbukuruar pemën që ndodhej në bibliotekë, ndërsa ishin kujdesur edhe për mjedisin përreth. Ndërkohë autoritetet e burgut pohojnë se do t'ju ofrojnë për festë të gjithë të arrestuarve ëmbëlsirë, fruta dhe nga një shishe birrë pa alkool. Po kështu ata pohuan se nuk do të ndalonin apo censuronin sasitë e ushqimeve tradicionale që do të sillnin familjarët për njerëzit e tyre pas hekurave të burgut. Familjarët e të dënuarve, të cilët ishin njoftuar për një takim të shkurtër shtesë me të afërmit e tyre që ndodhen në qeli, mbanin radhë të gjata jashtë dyerve të burgjeve 313-të dhe 302, në pritje të momentit për të dërguar ushqimet që kishin përgatitur në familje.                                  fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›