Gustavi godet bregdetin amerikan
Autori i Lajmit: red.
Uragani “Gustav” po godet bregdetin e Gjirit në SHBA me shira të furishëm dhe erëra të forta. Megjithëse “Gustav” ka zbritur në stuhi të kategorisë 2, erërat e fuqishme kanë dëmtuar linjat e tensionit në Nju-Orlins, qyteti që u shkatërrua rëndë nga uragani “Katrina”, tre vjet më parë. Përgjatë bregdetit të Gjirit, rreth 2 milionë vetë kanë shkuar për në brendësi të vendit për të qenë jashtë rrezikut. Stuhia që më parë shkaktoi dëme të mëdha në Karaibe, pas kalimit në Gjirin e Meksikës, pritet të përplaset në Nju-Orlins.
Evakuohet Nju-Orlinsi
Korrespondenti i BBC-së në Nju-Orlins, Andi Gallaker, përshkruan një qytet fantazmë . “Lagjja franceze e Nju-Orlinsit njihet për atmosferën e vet festive. Këtu njerëzit mblidhen për karnavalet Mardi Gras, për muzikën xhaz e baret tërheqëse, por tani në qytet ka rënë një heshtje e rëndë”, - njofton korrespondenti i BBC-së. Autoritetet thonë se, për arsye sigurie, 90 për qind e popullsisë së Nju-Orlinsit është zhvendosur më në veri të vendit. Banorët duket se i kanë dëgjuar porositë e presidentit Bush dhe kryetarit të Bashkisë.
Reagimi i politikës
Për shkak të uraganit “Gustav”, Partia Republikane e ka ulur ndjeshëm numrin e aktiviteteve të ditës së hapjes së Konventës Kombëtare. Senatori Xhon Mekein, që pritet të pranojë kandidimin për president nga partia e tij, ka thënë se nuk është koha për politika partiake. Presidenti Bush ka thënë se do të shkojë në Teksas për të mbikëqyrur operacionet e emergjencës për uraganin. Bush është kritikuar rëndë për mënyrën e menaxhimit të krizës pas një uragani tjetër që goditi Nju-Orlinsin para tre vjetësh.
Orët para stuhisë
Korrespondenti i BBC-së, Andi Gallaker, thotë se përgjatë brigjeve të gjirit në Nju-Orlinsit mbretëron një atmosferë alarmi dhe njerëzit po presin të shohin pasojat e uraganit “Gustav”. Stuhia e kategorisë 4 për nga forca dy ditë më parë ndodhej në Gjirin e Meksikës. Ajo më pas iu drejtua bregdetit jugor të SHBA-së. Stuhia ka marrë jetën e 80 njerëzve në Karaibe, pjesa më e madhe e të cilëve në Haiti. Në Nju-Orlins kryetari i Bashkisë së qytetit, Rei Nagin, nxori një urdhër të detyrueshëm për evakuuim dhe dha këtë mesazh për ata që vendosnin ta injoronin udhëzimin e tij: “Nëse je kokëfortë, nëse nuk e merrni këtë seriozisht siç nevojitet, dhe nëse vendosni të qëndroni, ju jeni vetëm”. Ai paralajmëroi se “Gustav” ishte një stuhi e fuqishme që do të forcohej edhe më shumë përpara se të godiste Nju-Orlinsin. Paralajmërimi vjen në kohën që qyteti përkujton 3-vjetorin e shkatërrimeve që solli uragani “Katrina”, prej të cilit vdiqën qindra vetë dhe u shkaktuan dëme me vlerë 80 miliardë dollarë.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008