“Korrupsioni, motoja e politikës së re të Ramës”
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike akuzon liderin e PS-së, Edi Rama, se ka bërë antireklamë për luftën kundër ryshfetit. “Edi Rama, me njërin prej zëdhënësve të tij kryesorë, apo nënkryetarin “de fakto” të PS-së, që ka ndërtuar vilën me paratë e vjedhura, me lëvizjen Mjaft , që për t i mbuluar u detyrua të marrë me vete edhe kompjuterin ku mbaheshin financat, në dhunim flagrant të ligjeve të vendit, ata kanë vendosur antireklamën për thirrjen që Kryeministri i Shqipërise po u bën qytetarëve shqiptare për të luftuar ryshfetin”, - tha dje zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Sipas tij, me këtë akt antikombëtar, Edi Rama dëshmon se korrupsioni është motoja e politikës së tij të re dhe nuk ngurron të shërbehet në format më të diskretituara të këtij fenomeni. “Por, me sa duket, Rama e bën këtë si shpërblim për t u bërë kryetar i Mjaft -it, pasi të humbasë zgjedhjet më 2009”, - përfundon ai.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008