E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati demokrat shpall platformën e politikës së jashtme

Autori i Lajmit: red.
Kandidati demokrat për president, Barak Obama, ka premtuar se, nëse zgjidhet, do të përqendrohet të riparojë marrëdhëniet me vendet e tjera të dëmtuara nga lufta në Irak dhe nga politika të tjera jopopullore të administratës “Bush”. Kritikët e administratës “Bush” thonë se vendimi për të ndërhyrë në Irak, trajtimi i personave të ndaluar dhe abuzimet skandaloze me të burgosurit në Abu Ghraib të Irakut i kanë bërë Shtetet e Bashkuara më të izoluara se kurrë. P.J. Croëley, që ka punuar pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë presidencës Klinton dhe tani është këshilltar i senatorit Obama për çështje të politikës së jashtme, thotë se kandidati ka premtuar se, nëse zgjidhet, do të ndjekë rrugën e angazhimit diplomatik të vendeve të ndryshme dhe do të përmirësojë pozitën e Amerikës në botë. Ai i bëri komentet gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Ish- presidenti Xhimi Karter thotë se Shtetet e Bashkuara kanë humbur autoritetin moral nën administratën e presidentit Bush. Por në një intervistë me Zërin e Amerikës, ai tha se kjo mund të ndreqet shpejt nga një president si Obama. Pozicioni i Obamës në angazhimet diplomatike është ndryshe nga ajo e kandidatit presidencial republikan, Xhon Mekein, veçanërisht për çështjen e Iranit, sipas zotit P.J. Crovley. “Një nga çështjet ku ka një mosmarrëveshje të thellë mes një presidenti të mundshëm Obama dhe Mekein është Irani. Marrëdhëniet tona janë të ngrira me këtë vend prej 30 vjetësh. Konservatorët në të dyja anët kanë dominuar këtë marrëdhënie dhe e kanë bërë të vështirë për Shtetet e Bashkuar dhe Iranin të takohen, të bisedojnë seriozisht dhe të zgjidhin çështjet”, - tha ai. Zoti Crovley thotë se sfida të tjera të rëndësishme që e presin presidentin e ardhshëm në politikën e jashtme përfshijnë Kinën, Pakistanin dhe kërcënimet e Al-Kaidës.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›