Standardizimi i ekonomisë rrit interesin e investitorëve të huaj për koncesionet

Përqasja e ekonomisë shqiptare konform standarteve ndërkombëtare në shumë aspekte ka rritur interesin e investitorëve të huaj për të marrë me konçension objekte të mëdha në fushën e energjisë, sektorit minerar, portual dhe atë hekurrudhor në Shqipëri. Këshilltarja për ekonominë, pranë kryeministrit ,Suzana Guxholli, tha gjatë një intereviste se, "qeveria shqiptare me politikat e reformat e saj, për lehtësimin e klimës së biznesit, për kthimin e Shqipërsië në një vend sa më tërheqës për investitorët huaj, ka bërë që investitorët e huaj ta konsiderojnë Shqipërinë si një vend të përshtatshëm për të investuar dhe shtrirë aktivitetin e tyre". Sipas saj, kjo duket qartë në kërkesat në rritje, të investitorëve për të operuar në fushën e konçensioneve në sektorin energjitike dhe hekurudhor. "Aktualisht janë dy kompani të mëdha Çeke dhe Zvicerane që kanë shprehur interes për konçension në fushën e trasportit hekurudhor dhe MPPTT ka ngrijtur grupin e punës për këtë qëllim për të vlerësuar treguesit teknik dhe ekonomik dhe në ditët në vijim pritet të hapet tenderi për konçensionet në këtë fushë"-tha Guxholli. "Duke e vlerësur rrjetin hekurrudhor si arterje kryesore që mbështet zhvillimin ekonomik të një një vendi, Kryeministri Sali Berisha,- thotë znj.Guxholli,- ka lobuar dhe në vendet e rajonit për ti paraprirë këtij proçesi dhe lidhjes së Shqipërisë me vende ku kanë munguar këto linja”. Në këtë kuadër ajo vlerëson se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë po ecën me rritme të shpejta drejt Europës, mbështetur dhe nga politikat e referomat e Qeverisë që janë të sukseshme.
...