Gyl- Topallit: E meritoni integrimin në BE
Autori i Lajmit: S.T
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl inkurajon ambicien e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian, sikurse mbështet fort anëtarësimin e saj në NATO, pasi sipas tij, vendi ynë e meriton integrimin falë reformave pozitive të kryera nga qeveria e saj. Komentet e Gyl u bënë gjatë një takimi që zhvilloi me kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Duke përshëndetur ecurinë dinamike të marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve tona, Gyl tha se Shqipëria e meriton anëtarësimin në BE. Nga ana e saj, Topalli vlerësoi se këto katër vitet e fundit kanë qenë vitet më vendimtare në historinë demokracisë. “Sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, me treguesit ekonomike më pozitivë, që shmangën prekjen nga kriza financiare botërore, ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave brenda këtij viti dhe ka përfunduar tashmë rreth 95 për qind të pyetësorit të Komisionit Evropian, për të fituar statusin e vendit kandidat në BE”,- u shpreh ajo.
Ndërsa lidhur me ecurinë njohjes së pavarësisë së Kosovës, të dy bashkëbiseduesit ishin të një mendimi se procesi ka hyrë në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme. Presidenti Gyl u shpreh se Turqia është e vendosur të mbështesë çështjen e pavarësisë së Kosovës. Edhe kryeparlamentari turk, Shahin ka pohuar se Shqipëria është një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon. Më tej, kryeparlamentari turk vlerësoi realizimin sipas standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 28 qershorit, si një hap të suksesshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Të dy homologët vlerësuan dinamizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, si rezultat i vullnetit të palëkundur politik.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010