Operacionet greke për zhdukjen e Çamërisë
Autori i Lajmit: Redaksia
...Pikërisht gjatë luftërave ballkanike, filloi çështja e Çamërisë, në versionin e saj bashkëkohor dhe shkatërrimtar. Për shumë shekuj, bashkëpunimi i çamëve me popullsi fqinje të krishtera nuk përbën ndonjë problem të veçantë në kuadrin e Perandorisë shumëfetare dhe shumëkombëshe Otomane. Mosmarrëveshjet ndërmjet fshatrave dhe komuniteteve nuk mungonin, por pa marrë karakteristikën e një problemi të pazgjidhshëm dhe të një rëndësie të madhe, si dhe trazuar rregullin e përgjithshëm, që madje ishte bashkëjetesa. Gjatë luftërave të vitit 1912-1913, xhami filloi të krisej. Fronti i Epirit nuk ishte në prioritet të parë për ushtritë ndërluftuese. Operacionet në të ngecën për shumë muaj, që prej tetorit të vitit 1912 deri në muajin e parë të vitit 1913, ndërsa ushtria greke u gozhdua në zonën mbrojtëse të Janinës. Vetëm në muajin shkurt të vitit 1913, me mbërritjen e përforcimeve të rëndësishme greke, u bë i mundur fillimi i sulmeve në një shkallë të gjerë dhe marrja e Janinës. Gjatë këtyre muajve, veprimtaria ushtarake u përqendrua kryesisht në grupe të vogla inkursioni, “proskoponi”. Këto grupe sulmoheshin nga ato vendase ose nga formacione vullnetarësh ose të parregullta, të cilat plotësonin në një përqindje të rëndësishme të dy ushtritë. Pra, një numër shumë i madh bandash, disa greke, disa shqiptare dhe gjithmonë kusare, zëvendësuan veprimtarinë e ushtrive të rregullta, që qëndronin pa lëvizur afër Janinës. Çamët pësuan të parët presionin e bandave greke vendase ose të ardhura, dhe duke u përgjigjur me të njëjtën monedhë, krijuan grupet e tyre analoge. Gjaku dhe hakmarrja filluan të thellonin dallimin në Tesproti. Gjatë viteve 1923-1926, prania e çamëve dhe çështja e fatit të tyre të mëtejshëm shkaktoi diskutime të pafundme. Si myslimanë ata mund të konsideroheshin turq, pra të shkëmbyeshëm dhe të transferoheshin në Azinë e Vogël. Ata vetë protestuan intensivisht në atë kohë dhe u ankuan në komisionet e Lidhjes së Kombeve dhe në diplomacinë ndërkombëtare, për të shmangur çrrënjosjen. Në përçapjen e tyre ata theksonin lidhjet e veta me historinë e zonës dhe me Greqinë, duke kërkuar në thelb të konsideroheshin si grekë me fe tjetër. Në fund, ata fituan çështjen sepse qeveria turke mohoi kategorikisht ti pranonte. Por, pasiguria kohëgjatë la pas vetëm shumë probleme të reja, të cilat iu shtuan atyre që tashmë ekzistonin dhe si rrjedhojë, ato do të sabotonin perspektivat e bashkëjetesës së suksesshme në vijim.
Në të njëjtën periudhë, ndërmjet viteve 1923-1924, në zonë mbërritën disa mijëra emigrantë “të shkëmbyeshëm” nga Azia e Vogël, domethënë të dërguar atje nga shërbimet qeveritare greke, me qëllim intensifikimin e presionit ndaj çamëve dhe ti detyronin të iknin. Emigrantët, duke pasur mbështetje legjislacionin mbi shkëmbimet e detyruara, u vendosën në arat e çamëve, veçanërisht në zonat e pasura të Igumenicës dhe sidomos të Fanarit. Ligji detyrues me emigrantët ishte veçanërisht i dhimbshëm për çamët, gjersa vërtet askush nuk e dinte se cili ishte saktësisht pronari i ligjshëm i vendit. Në mënyrë karakteristike, le të përmendim se në kuadrin e presioneve që ushtronte administrata greke te banorët vendas, duke u përpjekur të nxirrte me marifet rezultate, duke sjell si fakt të kryer qarqet e tyre kompetente diplomatike, - u botuan urdhëresa për shpërnguljen e menjëhershme të çamëve nga rajoni, dhe madje, me pikë grumbullimi bregdetar. Aty, çamët e grumbulluar detyroheshin të prisnin, kuptohet për javë të tëra, anijet e vëna në dispozicion, të cilat do ti transferonin në Turqi. Vetëkuptohet se pasuritë e këtyre njerëzve u lanë, në atë kohë, si pre e dëshirave të emigrantëve ose fqinjëve të krishterë. Këto praktika çuan dhe në lloje të tjera implikimesh. Të bindur për nisjen e pritshme të tyre, disa çamë u shitën fqinjëve të tyre të krishterë tokë, shtëpi dhe elementë të tjerë pasurorë, të cilat sido që të ishte, rrezikonin ti humbnin nga shkëmbimet dhe nga ligjet detyruese mbi rehabilitimin e emigrantëve. Kështu, ata kishin shpresën se do të siguronin një sasi parash mënjanë, e cila do ti ndihmonte në vendet e reja ku prisnin të transferoheshin. Të gjithë ata, në vazhdim, kur u normalizua çështja e qëndrimit të tyre, u gjendën pa pasuri dhe u detyruan, për arsye mbijetese, të emigronin, jo drejt Turqisë, por drejt Shqipërisë fqinje. Aty takuan “të arratisurit” nga autoritetet, qoftë ata nga luftërat ballkanike e këtej, ishin akuzuar për veprimtari antigreke. Kështu, pra, qysh shumë herët, u krijua në Shqipërinë fqinje një komunitet çamësh të çatdhesuar, që sillte me vete një ndjenjë të fortë poshtërimi dhe padrejtësie.
Presionet prekën pa përjashtim të pasur dhe të varfër. Funksionimi i përgjithshëm i masave të rehabilitimit, të emigrantëve dhe të reformës agrare në zonë, e ktheu përmbys hierarkinë shoqërore të minoritetit të çamëve, drejtuesit e të cilit, bejlerë, ishin pronarë të sipërfaqeve të mëdha të tokave bujqësore dhe të kullotave. Kjo përmbysje jo vetëm që favorizonte shtresat më të varfra të komunitetit, por në të kundërt, çonte në mënjanimin dhe injorimin e tyre. Ajo që të bën përshtypje nga ana tjetër ishte se as emigrantët, që u vendosën në zonë, nuk u ndjenë të kënaqur nga reformat e bëra.
Disa nga masat pajtuese që u imponuan, si detyrim i dhënies së një të tretës së prodhimit pronarëve të mëparshëm çamë, toka e të cilëve ose ishte shpronësuar ose shitur në pritje të nisjes së tyre dhe përfundimisht të anulimit, - shkaktuan mosmarrëveshje, duke i lënë të dyja palët me ankesa. Shumica e emigrantëve u nisën nga pjesa dërrmuese e vendeve të Çamërisë, duke kërkuar në zona të tjera kushte më të mira jetese, por plagët që hapi kjo pasiguri kohëgjatë gjendeshin larg mbylljes së tyre. Vala e armiqësisë, që përfshiu çamët, nuk vinte aq nga emigrantët e mbetur mes tyre, dhe aq nga fqinjët e vjetër të krishterë, kryesisht të zonës malore. Për këta të fundit, fqinjët e vjetër, çamët, ishin tashmë të huaj, të cilët tekat e diplomacisë ndërkombëtare i mbanin në tokat të cilat, në thelb ishin kombëtare dhe nuk u përkisnin atyre. Këto toka ishin fushore dhe të pasura. Vaji i Çamërisë dhe orizi i Fanarit vlenin qartësisht më shumë se blegtoria e kufizuar e zonave malore. Malet suljote kishin qenë gjithnjë të varfra dhe jopjellore, por zhvillimet e periudhës ndërmjet dy Luftërave Botërore i kishin kufizuar akoma më shumë mundësitë e tyre ekonomike. Në një botë të pronarëve të vegjël, si ajo që sollën shpronësimet, eksporti i forcës punëtore nga malet në fushë kufizohet në mënyrë të ndjeshme, ndërsa hapësira e kullotave të kopeve zvogëlohet në dobi të tokave të kultivuara të një kultivimi tashmë intensiv.
Vijon nesër...
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010