E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-et me koncesion, miratohen 5 kontrata

Pesë hidrocentrale me fuqi prodhimi deri në 10 MW kanë marrë miratimin e Këshillit të Ministrave për t‘u dhënë me koncesion. Kështu, vendimet janë dhënë për "Përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion dhe miratimin e bonusit me 3-4%, në procedurën përzgjedhëse, që i jepet shoqërisë" për HEC-et e Dishnicës, Lajthizës, Ulliasit, Peqinit, Rajanit. Shoqëritë do të kenë avantazhe në procesin final të tenderimit, pasi janë ofruar të parat me projektet për ndërtimin dhe zhvillimin e hidrocentraleve të vegjël.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›