Shpërblim 5 mijë lekë për regjistrimin e foshnjave edhe në rrethe
Projekti që ka filluar të zbatohet tashmë në kryeqytet do të shtrihet në të gjithë vendin. Nënat që regjistrojnë fëmijët e sapolindur brenda 60 ditëve do të përfitojnë një shpërblim prej 5 mijë lekësh. Ky afat zgjatet deri në 90 ditë për foshnjat që lindin jashtë kufijve shqiptarë. Shpërblimi edhe për ta mbetet i njëjtë. Në të kundërt ka sanksione me gjobë të barasvlershme me shpërblimin, pra 5 mijë lekë. Ky është projektligji i prezantuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Qëllimi i këtij projektligji lidhet kryesisht me popullsinë rome, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve rezulton se nuk i regjistrojnë të sapolindurit e tyre.
Një tjetër mundësi u jepet edhe prindërve të cilëve u ka kaluar afati i regjistrimit të foshnjave të tyre. Nëse ata do të paraqiten në zyrat e gjendjeve civile të zonave ku banojnë brenda afateve të caktuara në këtë projektligj pra deri në 60 ditë pas miratimit të tij, mund të përfitojnë masën e shpërblimit.
Një gjë e tillë fillimisht u aplikua nga Bashkia e Tiranës dhe deri tani ka rezultuar si mjaft efikase.
Fondet për përballimin e pagesave të shpërblimeve në projektligj është përcaktuar se do të mbulohen nga buxheti i shtetit.
Sipas relacionit shoqërues të këtij drafti, rezulton se numri mesatar i lindjeve për shtetasit shqiptarë varion 6-7 mijë lindje në muaj. Ndërsa, për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga shtetas shqiptarë, me banim të përhershëm në Shqipëri, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të vendit ku ka lindur. Ndërkohë që mungojnë thuajse tërësisht të dhënat për numrin e lindjeve të foshnjave shqiptare nga familjet e emigruara në botë.