E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu, importet rriten me 17 për qind më shumë



Mbeten në shifra të larta importet e mallrave të huaja në tregun vendas. Kështu, sipas Bankës së Shqipërisë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, importet me gjithë rënien e konsiderueshme në raport me fundin e vitit 2007 janë rreth 17 për qind më të larta. “Si rrjedhim, deficiti tregtar është zgjeruar me rreth 17 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në përgjithësi, duhet theksuar se zhvillimet në vlerë, në aktivitetin e tregtisë së jashtme pasqyrojnë edhe efektet e çmimeve të rritura të lëndëve të para, të energjisë dhe të produkteve ushqimore”, - theksoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës. Më premtuese duket të jetë eksportimi i mallrave vendase drejt tregjeve të huaja. Muajt e parë të vitit 2008 tregojnë për një rritje të eksporteve si në raport me tremujorin e fundit ashtu edhe me tremujorin e parë të vitit të kaluar, respektivisht me 4 për qind dhe me 13 për qind.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›