E Shtunë, 31 Tetor 2026

HISTORIA DE VITA ET GESTIS SCANDERBEGI EPIROTARVM PRINCIPIS

Rizgjon surpriza,në origjinal i librit të Marin Barletit i shtypur në Romë
Qytetërimi ilir kishte filluar shkrim-këndimin me alfabet, në një hap me të gjithë Mesdheun
Këtë kopje të rrallë, në latinisht e ka Biblioteka e Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër; libri me sa duket ka ardhur fillimisht në Shkodër në odise-rrugëtimin e gjatë, përmes një librarie antikuariatesh nga Italia. Në këtë origjinal të botimit të Romës, fillim i shek. XVI, ka një vulë mjaft interesante; letra/karta e shtypshkrimit, e parë në dritën e diellit është e stamposur me një figurë shqyt që inkuadron një kurorë mbretërore! Kjo mbase mund të kishte qenë Kurora Mbretërore, për Gj. K. Skënderbeun si Mbreti i albanëve dhe epirotëve, e premtuar nga Papa Piu II dhe e parapërgatitur për tu sjellë në Durrës në vitin 1464, sëbashku me Festen e Kardinalit për kryepeshkopin Pal Ëngjëlli (?!); në faqen e fundit të Librit XIII, paraqet alfabetin latin, një pjesë kjo që nuk ishte botuar në përkthimin shqip, bazuar në botimin latinisht në Gjermani në vitin 1537.

Përse dhe në cilin vit u botua u botua libri i rilindësit evropian Marin Barleti, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarvm principis?

Në gazetën Shkodra, datë 2 dhjetor 1999, studiuesi shkodran Agron Luka, publikoi një studim, me të njëjtin titull të këtij paragrafi, të cilin e kishte sinjalizuar dhe e kishte diskutuar me prof. I. Zamputi dhe prof. Dh. S. Shuteriqin, së paku qysh nga viti 1983. Në publikimin e vitit 1999, studiuesi pati fare pak mundësi ta konsultonte këtë origjinal, me sy të lirë në Bibliotekën e Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër. Sigurisht atë kohë nuk ishin mundësitë e sotme kompjuterike. Në vitin 2002, me kërkesën e dr. Moikom Zeqos, ish drejtor i MHK, ky studim dhe disa të tjerë u fotokopjuan për arshivën e këtij institucioni. Në studim, kundërshtoheshin pikëpamjet dhe interpretimet e disa autoriteteve se, ky libër, të cilin ne e kemi bërë si zakon ta quajmë shkurtimisht Historia e Skënderbeut, ishte shkruar për ti nxitur alban/shqiptarët për kryengritje të reja antiturke të panumërta, në lidhje me disa premtime për organizimin e një Kryqëzate të Re, nga Vatikani etj! Studiuesi A. Luka solli argumente dhe fakte bindëse duke vërtetuar të kundërtën, se në kohën konkrete nuk kishte asnjë lloj shprese të tillë, as në situatën politike dhe as në vetë shkrimin dhe bindjen e M. Barletit. Këtu, për lexuesit sa më shkurt, po rikujtojmë vetëm pohimin e përfundimin e Barletit, kur sapo e kishte filluar librin: ...në Albani/Epir nuk gjen as vend, as trup, as frymë, as zë të lirë. Dhe ka pllakosur një mjerim i tillë, sa që bëj çudi se me çmënyrë do të mund tia dalim ne e ti durojmë këto të zeza. Prandaj nuk do të thosha ndoshta më kot se, Epiri vdiq bashkë me kryetrimin, qoftë sepse kështu e desh rregullsia e fatit, qoftë sepse e tillë qe burrëria dhe kësmeti i jonë . (M. Barleti, HS, bot. shqip, 1967, Libri I, f 50-51. Për një sqarim të vogël dhe për mos ngatërresë: botimi HS ka XIII kapituj, të cilët në gjuhën e asaj kohe quheshin edhe si libra, pra botimi kishte XIII Libra). Qëllimi kryesor i M. Barletit dhe i të gjithë bashkatdhetarëve që e kishin nxitur, ndihmuar, përkrahur dhe që madje i ishin lutur, për ta shkruar këtë libër, ka qenë për ta përjetësuar në histori tërë epopenë e lavdishme dhe qytetërimin alban-epirot sëbashku me heroin e tyre, si një detyrim për qytetërimin progresist rilindës evropian dhe pastaj për një sërë qëllimesh e detyrash të tjera fisnike, që ky kolos ia linte porosi brezit të pasardhësve. Ndër këto, M. Barleti njihet edhe si filluesi i shkencës albanologjike. Me gjithë gjendjen e rëndë, M. Barleti ishte optimist se ky popull kaq i lashtë, megjithatë nuk do të zhdukej por do të mbijetonte.
Në pjesën tjetër, studiuesi A.Luka diskutoi në lidhje me vitin e botimit të HS. Simbas pikëpamjes së  autorëve F. Pall, F. Noli, S. Prifti, Dh. S. Shuteriqi etj, vepra HS mendohej se ishte botuar midis viteve 1508-1510. F. Noli e mendonte në vitin 1506, ndërsa studiuesi shkodran autoritet, M. Prendushi e linte të hapur çështjen e vitit të botimit, duke theksuar se data nuk mund ti vendosej arbitrarisht, përderisa vetë botimi nuk e përmbante. Studiuesi A. Luka, duke hulumtuar brenda rreshtave, në të dy botimet e njohura të M. Barletit (RrSH dhe HS), solli  citime të disa pasazheve, të cilat i kishin shpëtuar vëmendjes analizuese të studiuesve të deriatëhershëm. Në këtë mënyrë ai solli disa arsyetime që e lëkundnin dukshëm çështjen e botimit të HS më 1508-1510, dhe ndoshta e spostonin disi përtej vitit 1514. Për lexuesit e sotëm, përsëri ne po  risjellim një paraqitje të përmbledhur: Në HS, në faqen e fundit, të Librit XIII, f 494, M. Barleti  pohonte se, ai kishte shkruar më përpara, një libërzë për rrethimin dhe pushtimin e qytetit të Shkodrës nga Sulltan Mehmeti II, në vitin 1504; Në f 248, të HS, Lib. VI, M. Barleti pohonte se në ushtrinë e Gj.K. Skënderbeut, kishin shërbyer me nam, trimëri e lavdi, në kohë të ndryshme, shumë nga bashkëqytetarët e tij shkodranë, të cilët edhe ai vetë i kishte njohur. Një ndër këto rezultonte se kishte qenë  Frat Bartolomeu, njëri nga më të shquarit udhëheqës të qëndresës së lavdishme të Shkodrës më 1478-1479. (Krhs, RSH, bot. 1982, f 57; bot. 1967, f 52). Me këto pohime, nuk vihej në dyshim se HS ishte shkruar mbas RrSh, pra mbas vitit 1504. Çështja tashti mbetej se kur dhe sa vjet mbas 1504, kishte filluar ta shkruante dhe ta dërgonte për botim, M. Barleti librin HS?
Në HS, f 51, Libri I, në Parathënie, M. Barleti, shkruante: Ka shumë vjetë tanimë që unë, - ju them sinqerisht të vërtetën po e bëj zap këtë dëshirë për të shkruajtur, po hedh poshtë lutjet e shumta të miqve, të cilët ma kërkonin këtë me ngulm... megjithëqë që nuk pushojnë së botuari çdo ditë (më falni për shprehjen) fjalime të reja dhe kujtime të panumërta, gjer në shpërdorim.... Kështu, sipas këtij pohimi, dilte menjëherë arsyetimi logjik: sa vite mbas 1504, duheshin kuptuar këto shumë vjet, në të cilat Barleti e kishte bërë zap dëshirën për të shkruar? Mund të quheshin shumë vite, dy vitet e Nolit, apo ato 4 vitet deri te 1508-ta?! Kronologjia e vitit 1508, ishte nxjerrë nga autori rumun F. Pall, sipas kësaj të dhëne të Barletit: Tani siç marr vesh, pasi himariotët thirrën me dëshirën e tyre nga Apulia, trupat dhe flamujt e spanjollëve kanë njohur një prijës dhe kanë filluar një mënyrë jetese më të kulturuar. (Shih, HS f 97, Lib. II; F. Pall, Marino Barleti, uno storico umanista, Bucaresti 1938, f 12) Pra këtë ngjarje a kryengritje antiturke, F. Pall e datonte si e ndodhur në janar 1508. Mirëpo nëqoftëse kjo ngjarje rezultonte kështu, duhet të logjikojmë se jemi vetëm te Lib. II, f 97 dhe nuk duhet të harrojmë se kemi përpara edhe plot XI libra/kapituj, plot 397 faqe të tjera! Përse Barleti duhej ta vinte këtë të dhënë kronologjike midis rreshtave dhe nga ana tjetër nuk vendosi asnjë të dhënë tjetër kronologjike?! Me këtë rast, vepra po shkruhej e po botohej pjesë-pjesë, d.m.th libra-libra?! Por, kjo kronologji e vitit 1508 nuk ishte aq absolute, pasi nuk dihej se kur i kishte rënë në vesh ky lajmi Barletit, flakë për flakë, apo më vonë. Pastaj kishte mundësi që kjo lëvizje himarjote të kishte ndodhur edhe më vonë dhe me atë kuptoheshin pak a shumë një formë venomesh. Gjithsesi, arsyetimi na çonte te konstatimi se edhe sikur rasti të merrej i mirëqenë, vepra nuk ishte mbaruar më 1508, por ishte në proçes shtypshkrimi. Duke e konstatuar këtë një seri autorësh e kishin korrigjuar F, Pallin, duke ia futur aforfajt 1508-1510. Siç e thamë, nga 1508, duheshin edhe XI libra të tjerë, që ishin edhe më të gjatët e më të vështirët. Edhe vetë ajo mënyra e filluar e kulturuar e jetesës e presupozonte një farë kohe apo jo. Në vitin 1508, kur ta zëmë se, kishte filluar së shkruari Barleti, vërehej se nuk gjendeshin as fjalime as kujtime të botuara, të cilat ai i kishte përmendur. Këto do të fillojnë nga 1510 e përtej, me shkrimin dhe botimin e Gjenealogjisë së Gjon Muzakës. Por, kishte edhe një arsyetim, M. Barleti nuk kishte përse tia kushtonte veprën pasardhësit nipit t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›