INSTAT: Eksporti gjatë tremujorit të katërt të 2008 më i lartë se një vit më parë
Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, eksporti i mallrave gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008 arriti në 25,665 milion lekë, ose 13 për qind më pak se në tremujorin e tretë të vitit 2008 dhe 6.9 për qind më shumë se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, bëjnë të ditur burime zyrtare të Institutit të Statistikave. Gjatë këtij tremujori, 46.5 për qind të totalit të eksporteve dhe 8.7 për qind të importeve e zuri grupi "Tekstile dhe këpucë".
Sipas INSTAT, partnerët kryesorë tregtarë gjatë këtij tremujori vazhduan të jenë Italia dhe Greqia, me të cilët është kryer respektivisht 27.6 për qind dhe 12.9 për qind e importit dhe 63.3 për qind dhe 7.1 për qind e eksportit. Me vendet e Bashkimit Europian është kryer 81.5 për qind e eksporteve dhe 61 për qind e importeve.