HOKEJI NENUJOR NE TELEVIZORIN E FIKUR
Dy boshnjakë që jetojnë në
Amerikë, njëri aspirant për shkrimtar,
tjetri fotograf nisen në
një udhëtim për në Evropë Lindore,
Ukrainë e Moldavi, për të hulumtuar
"pogromin" kundër hebrenjve më 1903, si
pjesë e një rrëfimi për një libër.
Kur mbërrijnë në Moldavi, fotografit do
t‘i bjerw ndër mend njëri prej rrëfimeve që
karakterizojnë këtë vend, incidentin me
ekipin e femrave të hokejit nënujor. Në ceremoninë
e hapjes së kampionatit botëror të
këtij sporti në Calgary të Kanadasë, skuadra
përfaqësuese e Moldavisë nuk do të paraqitet,
anipse kishte mbërritur në Kanada.
"Doli se një biznesmen i zgjuar moldavas
dëgjoi për këtë sport idiotik, ua mori zonjushave
nga një mijë e pesëqind dollarë për të
marrë vizat e ikjes nga Moldavia për të mbërritur
në Kanada. Disa prej zonjushave nuk
dinin as të notonin...", thotë fotoreporteri,
njëri prej personazheve të romanit brilant
"Projekti Lazarus" (Riverhead books, New
York,2008) të autorit boshnjako-amerikan
Aleksandar Hemon.
Kur shkrimtari aspirant e pyet se ç‘është
ky sport, ai shpjegon:
"Dy ekipe shtyjnë pakun në fund të
pishinës".
Librin e Hemonit ma solli Uk Lushi, libri i
të cilit "Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së -
Kronikë e Brigadës Atlantiku" (KOHA, Prishtinë,
2009) do të dalë javën e ardhshme. Në
një koincidencë paralelesh të absurdit që
krijon jeta dhe shënojnë librat, në rrëfimin e
ditarit të Lushit do të gjej diçka që ka mundur
të jetë gati si rrëfimi i fotografit boshnjak.
Në prill të vitit 1999 Uk Lushi 29 vjeçar,
"broker" aksionesh në Wall Street, do të vendosw
të braktisë komoditetin e New Yorkut
dhe do të paraqitet si vullnetar për të luftuar
në Kosovë, në atë që do të quhet Batalioni
Atlantiku. I përgatitur mentalisht për luftë,
së bashku me 300 vullnetarë të tjerë, do të
ballafaqohet me pengesën e parë: çorganizimin
e UÇK-së, gjegjësisht strukturës së vet
logjistike, Fondit "Vendlindja thërret", të financuar
bujarisht nga komuniteti shqiptaro-
amerikan. Në vend se të nisen prej hotelit,
ku kishin dhënë betimin, për në
aeroport, ata u dërguan në një xhami, në
New Jersey. Pa informata se çka po ngjet, Uk
Lushi së bashku me ushtarët tjerë do të jenë
pjesë e një pamje bizare. Në sallën e faljeve
të xhamisë do të ndodhet një televizor i fikur
dhe karrige të renditura përballë tij. Ushtarët
do të ulen, të rreshtuar, në ato karrige,
pa e ndezur televizorin, duke shikuar
boshllëkun e aparatit. Kur do të marrin guxim
të pyesin se kur do të nisen, do të marrin
arsyetimin se Serbia ka dëgjuar për Batalionin
Atlantiku dhe se do ta rrëzonte avionin
që i bart ushtarët posa t‘i afrohej Shqipërisë,
andaj duhej siguruar nga NATO nja 3-4 avionë
përcjellës.
2.
Hemon dhe Lushi ndjekin dy rrugë
paralele, si në jetë ashtu edhe në të shkruar.
Hemon, i lindur dhe rritur në Sarajevë,
do të ndodhet në vizitë private në Çikago
në momentet kur plas lufta në Bosnjw e
Hercegovinë. Prej vitit 1992 do të vazhdojë
jetën në Amerikë, tashmë si i strehuar nga
lufta. Aty do t‘i kushtohet, pos punëve fizike
që duhet bërë për të mbijetuar, përsosjes
së anglishtes, në të cilën gjuhë fillon të
botojë tregime që më 1995. Romani "Projekti
Lazarus" është një mbërritje kulminante,
jo vetëm për shkak të artit të rrëfimit,
por edhe për shkak të mjeshtërisë së
përdorimit të anglishtes, që tashmë e vë në
krye të listës së shkrimtarëve bashkëkohorë
amerikanw.
Lushin lufta e Kosovës do ta zërë në New
York ku ishte punësuar në Wall Street pas
një qëndrimi disavjeçar në Gjermani. Pa
nevojë për strehim, Lushi do të bëjë të
kundërtën, të shkojë në luftë, prej nga sjell
ditarin e tij, rrëfimin e një idealisti që beson
se duhet të shkojë nga Amerika e të luftojë
për Kosovën.
Hemon e kundron luftën nga distanca
dhe me rrëfimin fiktiv, Lushi e kundron
luftën nga afërsia imediate dhe në një
rrëfim autobiografik.
Për Hemonin, lufta është njëri prej motiveve
të shkrimit, brenda një rrëfimi më të
thelluar paralel që sillet rreth vrasjes së emigrantit
hebre nga Moldavia, Lazarus Averbuch
nga ana e shefit të policisë së Çikagos.
Duke hulumtuar këtë rast, për nevoja
të shkrimit, personazhi kryesor i Hemonit,
Vladimir Brik mbërrin në Sarajevën e tij të
lindjes, për herë të parë pas luftës.
"Çdo gjë ishte siç e kujtoja, por krejtësisht
ndryshe; ndihesha si fantazmë.
Njerëzit kalonin pa më parw; isha krejtësisht
jo i jashtëzakonshëm dhe
jodomethënës, nëse jo krejtësisht i padukshëm.
E rikujtova jetën time të mëparme,
jetën në të cilën unë ngisja biçikletën mu
në këtë rrugë; dhe ku fëmijët rrugës për në
shkollë më gjuanin me gurë; jeta në të cilën
kisha shkruar disa ndyrësira të ngarkuara
me politikë në murin e shkollës; jeta në të
cilën unë kisha vjedhur pa ndonjë mund
sheqerka nga dyqani të cilin e mbante një
njeri i verbër, i cili ia mohonte me kokëfortësi
verbësinë e tij vetes dhe të tjerëve. Nuk më
mbante mend kush. Shtëpia është aty ku
dikush e heton mungesën tënde".
Për Lushin, kthimi në shtëpi është i dyfishtë.
Është kthimi i çlirimtarit, njeriut që
mbërriti objektivin me të cilin u nis në luftë.
Por, po ashtu është kthimi në një konfuzion
të madh, për të cilin autori frikohet se do
të zgjasë disa vjet.
Rruga e tij prej maleve të Hasit deri në
Prishtinë do të ndjellw periudhën që vjen.
Batalionit "Atlantiku" do t‘i lejohet nga Shtabi
i Përgjithshëm i UÇK-së, (nëse ka ekzistuar
një i tillë) që të hyjë në Prishtinë, por
rrugës, në Lipjan, do të ndalen nga patrulla
britanike, të çarmatosen pos armëve personale,
dhe të lihen të hyjnë në kryeqytetin
e pazot. Në të, shqiptaro-amerikanët do
të kuptojnë se janë i vetmi njësit i UÇK-së
në qytetin nga i cili fillojnë ikjet masive të
civilëve serbë, vendosja e kontrollit ushtarak
britanik dhe një përpjekje e forcave
serbe që të rrijnë, me rroba civile.
Vetë Lushit, kur t‘i bjerë ziles së shtëpisë
së tij, do t‘ia hapw derën një vajzë e panjohur,
refugjate e strehuar nga lufta, e cila kur
të informohet nga autori se do të hyjë në
shtëpi të vetwn e ndal te pragu, duke i thënë
se duhet ta pyesë nënën.
3.
Personazhi i Hemonit, Vladimir Brik, do
të përmbush rrugëtimin e rizbulimit të identitetit
vetjak, vite të tëra pas luftës. Edhe Uk
Lushi do të përmbushë rrugëtimin e rizbulimit
të identitetit të tij, në momentin kur të
dyja identitetet puqen, ai i qytetarit amerikan
dhe ai i kosovarit/shqiptarit, në momentin
kur Amerika hyn në luftë për Kosovën,
në momentin kur ai dhe 300 shqiptaroamerikanë
të tjerë (shumë prej tyre as të lindur
në Kosovë e as me ndonjë lidhje gjaku
me Kosovën, por thjeshtë si shqiptarë) i
përgjigjen thirrjes etnike (bazike për dikë,
arkaike për dikë tjetër) të gjakut.
Por, ky rrugëtim shërben si bazament i
lehtë për rrëfime më të thelluara të autorëve.
Hemon, zbulon me vrasjen e emigrantit
një paranojë ndaj hebrenjve në fillim të
shekullit XX në Amerikë, një paranojë që i
lidhte imigrantët e rinj hebrenj nga Evropa
Qendrore dhe lindore me anarkizmin,
gjegjësisht lëvizjet sociale të asaj kohe.
Paralelja është gati eksplicite me Amerikën
e pas 11 shtatorit të vitit 2001, ku krijohet
paranoja ndaj myslimanëve e arabëve,
gjegjësisht ku krijohet lidhja e drejtpërdrejtë
mes tyre dhe terrorizmit. Dhe këto,
paranojat, apo paragjykimet kolektive,
janë gjithkund të barazvlershme, e me rezultat
ndëshkimi kolektiv: qoftë në "pogromet"
ndaj hebrenjve në Evropë Lindore
në fillim të shekullit XX, qoftë në përgjakjen
kolektive të Bosnjës e Hercegovinës së fundit
të atij shekulli.
Lushi, nga ana tjetër nxjerr tablonë e
një idealizmi e heroizmi të të rinjve që janë
të gatshëm të japin jetën për liri. Njëkohësisht
tablonë e kaosit që e zë Kosovën
në fund të shekullit XX. Është ushtar i diçkahit
që ai beson se është ushtri, por nuk
funksionon si e tillë. Hyn fitimtar në një
Kosovë ku nuk dihet as çka do të bëhet me
të si ushtar, as me Ushtrinë, as me qytetarët
e vendit, e as me vendin në tërësi. Hyn
në një vend pa prijës, vend ku së shpejti
vihen në funksion aksionet parashoqërore
të individit: prej përndjekjes me
hakmarrje ndaj civilëve serbë civilë e deri
te uzurpimi i pronës.
Hemon ka arritur, me sukses mjeshtëror,
të sjellw në kulturën amerikane Sulën, Fatën,
Mujën, personazhe të barsaletave boshnjake
që ishin pjesë e kulturës së ish-
Jugosllavisë. (Fata dhe Muja shikojnë film
pornografik, me skena eksplicite të të gjitha
llojeve të akteve seksuale. Muja mërzitet më
dhe i thotë Fatës që ta ndërpresin filmin e të
flenë. Fata i përgjigjet: "Dua ta shoh fundin
e filmit, a thua martohen ...")
Lushi ka sjellë një rrëfim perëndimor të
një shqiptari. Pa eufori, ndonëse duke kaluar
nëpër momente të natyrshme euforie të
fushës së betejës, do të përshkruajë luftën e
tillë çfarë ishte. E çorganizuar deri në atë
masë sa të jetohej me javë të tëra në një kazermë
me një copë buke, djathi dhe gjysmë
qepe. Ideologjike, deri në atë masë që Batalioni
dha dy herë betimin, njëherë në të nisur
për të çliruar Kosovën, e pastaj, në vlugun
e luftës në maj të vitit 1999, edhe një
betim tjetër, për çlirimin e të gjitha "trojeve
të robëruara shqiptare". Heroike, deri në atë
masë që me disa javë stërvitje duhej konfrontuar
me njërën prej ushtrive më të forta
në Evropë. Efikase, deri në atë masë, sa ky
grup atdhetarësh mbërrin që me sukses të
çajë mbrojtjen serbe, duke i nxjerrë nga
fshehja dhe duke ua ekspozuar bombardimeve
të NATO-s. Idealiste, deri në atë masë,
sa që në të arritur në Prishtinë autori do të
vështrojë me mosbesim e keqardhje mungesën
e faktorit politik e ushtarak kosovar në
vendosjen e rendit të ri në vend.
5.
Autorët do të krijojnë distancën nga zbulimet
e tyre të reja. Vladimir Brik i Hemonit
do të përfundojë si rrëfimtar, as boshnjak e
as amerikan, gjegjësisht, edhe boshnjak e
edhe amerikan, aq sa për të vështruar nga
brenda realitetet e të dy shoqërive,
Amerikën e zënë në luftën kundër terrorizmit
dhe Bosnjën e traumatizuar nga lufta.
Uk Lushi do të jetojë me idealizmin
edhe pas fundit të luftës dhe do të paralajmërojë
drojën e vitet që do të vijnë pas
"Vështirë përshkruhet krejt çka po ndodh
në Prishtinë këto ditë historike. Kryeqyteti
është plotësisht jashtë ligjit. Të përndjekurit
janë duke u kthyer me furi të paparë.
Njerëz nga të gjitha anët insistojnë se janë
UÇK-ja dhe nganjëherë sillen keq. Ka filluar
grabitja e lokaleve dhe e banesave. Secili
tenton të vendosë rregullin sipas
mënyrës së vet (...) Një gjë është e vërtetë
megjithatë - pompat e benzinës janë marrë
nën kontroll dhe menaxhohen nga komanda
të caktuara të UÇK-së."
Përshkrimi i ditëve të para do të paralajmërojë
një të ardhme të çrregulluar për Kosovën.
Por, edhe ato qenë të paralajmëruara.
Njëri prej komandantëve më në zë, për
të cilin autori kishte konsideratën më të
madhe, e kishte brengosur gjatë luftës me
një deklaratë mbi ardhmërinë: "Ligjin e
bëjnë ata që e bëjnë luftën". Pas dhjetë
vjetësh, ky komandant do të mund të shtonte
se pos ligjit, bëjnë edhe biznesin, një
ambicie të cilën nuk e kishte i punësuari i
Wall Streetit, i cili la luftën e bursës për një
luftë fisnike, atë të lirisë për Kosovën.