"KARTA" E KARTAVE
Çështja e kartave të identitetit është një kazus
që i ndëshkon të gjitha palët, pavarësisht
se po ecet drejt përdorimit si argument
alibik prej dy palëve kryesore politike të
vendit. Kjo është "kleçka" e një forme të
vjetër përplasjeje mes dy korpuseve kryesore të politikës
së vendit.
Opozita e Edi Ramës po hyn në një akt reagues dhe
presioni, i cili, me të drejtë, mund të konsiderohet i
vonuar. Premtimi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë
me karta identiteti, prej Kryeministrit Berisha dhe
qeverisë së tij, ishte parathënë për t‘u kryer brenda
vitit të parë të qeverisjes. Kjo nuk ndodhi dhe ishin
edhe tre vjet të tjerë që fjala e vonuar të mbahej. Mirëpo,
koha rrodhi më shpejt nga sa mendohej dhe sot
kemi mbërritur në kufijtë limitë. Mospasja e kartave
dhe prodhimi i ngadaltë i tyre për gjithë votuesit pa
pasaporta po rrezikon besueshmërinë e pjesëmarrjes
së lirë dhe sidomos ripërsëritjen e incidentit të përjashtimit
të një numri të konsiderueshëm zgjedhësish
nga e drejta për të përdorur votën e vet në emër
të zgjedhjes së qeverisësve për mandatin tjetër.
Nga ana e vet, opozita e cila sot është alarmuar
befas, duhet quajtur një palë politike detyrëpabërë.
Çështja e kartave nuk është një kartë eklipsuese që
duhet ta luajë secili që ka për detyrë ndeshjen dhe
përballjen programore. Sipas kësaj logjike, ajo që po
ndodh mes pozitës dhe opozitës, duket sikur po zhvendos
qëllimin e fushatës, qëllimin e periudhës elektorale,
i cili klasikisht njihet si qëllim për ballafaqim
programesh dhe projektesh, premtimesh dhe ndryshimesh,
dallimesh dhe platformash.
Nga data 28 qershor nuk kanë mbetur edhe shumë
ditë. Palët kanë nisur fushatën e itinerareve me mitingje
të vjetruara. Qeveria premton për llogari të mandatit
të dytë, duke u shprehur se shumë gjëra të pambaruara
do të përfundojnë pa diskutim në mandatin
e dytë. Nga ana e saj, opozita po lëshon lajmin se po
dorëzon programin e saj qeverisës, të cilin "nen për
nen" do ta shohim të propaganduar në ditët e mbetura.
Brenda kësaj tabloje, çështja e kartave të pashpërndara
është më me peshë se vetë programi që presim
të njohim dhe të na japin palët.
Sipas kësaj logjike, duket se zgjedhjet po përdoren
thjesht për një kartë. Ose mund të thuhet se zgjedhjet
po bëhen të rrezikuara për shkak të kartave.
Ky është argument amoral për secilën palë, si prej
asaj që jep alarmin e vonuar, edhe prej asaj që nuk ka
mbajtur premtimin, ndonëse kohën katërvjeçare e ka
pasur në dispozicion. Kjo e dyta duhet vënë para
përgjegjësisë dhe detyrimit ligjor që ka, pasi "çështja
e kartave" ishte pjesë e reformës zgjedhore dhe
premtim programor i qeverisë dhe Kryeministrit për
gjysmën e parë të programit qeverisës.
Ky fakt denoncon vetëm asinqeritetin e palëve,
mungesën e transparencës përgatitore për publikun
në lidhje me detyrimet përkatëse që kanë për procesin
e afërt zgjedhor.
Alarmi i socialistëve se zgjedhjet po rrezikohen
është i pamjaftueshëm si argument. Pse? Është i pamjaftueshëm,
sepse socialistët nuk i kanë konsumuar
në kohën e duhur reagimet dhe presionin e tyre ndaj
qeverisë që ky proces i prodhimit dhe lëshimit të kartave
të niste në kohën e duhur. Opozita duhej të monitoronte
procesin në përditshmëri, duhej të adresohej
te detyrimi ligjor që kishte dhe ka administrata e
posaçme për kartat dhe të vinte në lëvizje për këtë
vonesë të tejzgjatur deri edhe një komision të
posaçëm parlamentar. Deklaratat nuk janë puna e
mjaftueshme për një opozitë, aq më tepër kur bëhet
fjalë për një proces që ka lidhje thelbësore me legjitimitetin
e aktit votues prej zgjedhësve kombëtarë. Kjo
opozitë nuk i vuri kushte të prera shumicës në qeverisje
në orët e konsensusit të madh për çështje kapitale
siç ishte ajo e ndryshimeve kushtetuese apo ligji
për Prokurorinë. Ndonëse disa prej konstitucionalistëve
dhe ekspertëve të çështjeve zgjedhore u shprehën
me shkrim dhe artikulim për rreziqet që ofron
procesi i vonuar i kartave, ndonëse shumica e ndërkombëtare
vijueshmërisht janë shprehur për nevojën
jetike dhe domosdoshmërinë e prodhimit të kartave,
opozita nuk dha një provë të vetme presioni konkret.
Justifikimet e kryeopozitarit Rama, janë lidhur vetëm
me kujdesin e tij për të mos rënë në pozita të konflikualit
dhe për të mos lënë shijen e rikthimit të konfliktualitetit
në marrëdhëniet politike pozitë-opozitë.
Opozita e zotit Rama në raport me këtë proces ka disa
specifika të cilat nuk kanë qenë të tilla në kohë të
mëparshme. Zoti Rama dhe partia e tij, posedojnë
mandatin qeverisës në shumicën e pushtetit lokal të
vendit. Kjo do të thotë se administrata e majtistëve
realisht është një faktor i fuqishëm pohues dhe
ndikues mbi të vërtetat që lidhen me vonesën dhe
avashllëkun e prodhimit të kartave të identitetit.
Nëse prej shumicës do të kishte selektim dhe shërbim
të diferencuar për këtë proces, opozita e majtë
do ta kishte denoncuar me kohë këtë fakt. Mirëpo,
tashmë, kur kanë mbetur jo më shumë se dy muaj
nga data zgjedhore, ky proces i zvarritur, po denoncohet
si aspekti i vetëm rrezikues për zgjedhjet në tërësi.
Ky qëndrim dhe sjellja shoqëruese opozitare, të
japin shijen e plotë të përdorimit si një argument alibik.
Letra e djeshme e kryeopozitarit Rama drejtuar
Kryeministrit Berisha është një gjest politik për faturim
përgjegjësie dhe për përdorim elektoral të argumentit
faktik. Kjo do të thotë se një ditë më pas,
Kryeministri Berisha do t‘i japë përgjigje po politike
kryeopozitarit, por vështirë të besohet se do përshpejtohet
procesi i pajisjes së qytetarëve me karta.
Në këtë hedhje-pritje, protagonistët politikë do ta
konsumojnë me sa duket edhe pjesën e mbetur të
këtij muaji elektoral, duke ngushtuar edhe më tepër
kohën për disa prej çështjeve më me peshë të kësaj
fushate, siç është ajo për listat për kandidatët për
deputetë dhe ballafaqimi i programeve qeverisëse.
Hedhja e shumicës së artikulantëve të opozitës në
garën shprehëse për çështjen e kartave gjatë kësaj
jave, është pikërisht shprehja e qëllimit pragmatik
ditor të opozitës, pra është më shumë se një "kartë"
për kartat e kësaj fushate dhe këtij procesi elektoral
në të cilin tashmë është përfshirë vendi dhe institucionet
tona politike.