Serbia nuk ka çfarë të humbasë më
Ǒështë e vërteta, duke e çuar çështjen e ligjshmërisë
së shpalljes së pavarësisë së Kosovës
në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në
Hagë, ku më 17 prill 2009 u përmbyll faza e
parë e saj, ajo e paraqitjes së argumenteve
pro dhe kundër saj (ligjshmërisë) nga ana e vendeve
të interesuara drejtpërdrejt (Serbisë dhe Kosovës) dhe
nga ana e shteteve të tjera të interesuara jo drejtpërdrejt
për këtë çështje, Serbia nuk humb asgjë, pasi nuk
ka çfarë të humbasë, pasi një diçka që ka humbur një
herë, nuk mund të humbasë më për herë të dytë, pasi
Kosova, de fakto, u shkëput krejtësisht nga ajo (Serbia),
duke mos pasur asnjë lidhje me këtë të fundit,
qysh para dhjetë vjetësh, në vitin 1999, gjë që më pas
u vulos përfundimisht më 15 shkurt të vitit 2008, kur u
shpall shteti i pavarur i Republikës së Kosovës, i njohur
tashmë nga 56 shtete të botës, përfshi SHBA-në,
Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë etj.
Po ashtu, sikurse theksohet edhe nga specialistë dhe
analistë të njohur të rrethanave ballkanike, edhe vetë
vendimi këshilldhënës që do të merret, në fund të
procesit gjyqësor përkatës, që parashihet të jetë i komplikuar,
në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
së Hagës, do të jetë i tillë saqë ai do të mundë të interpretohet
në mënyra të ndryshme dhe kështu që ai, në
thelb, nuk do të mundë të ndryshojë asgjë, nuk do të
mundë ta ndryshojë gjendjen faktike, sikurse ajo është
përcaktuar tashmë; pra vendimin eventual, si pala
serbe, ashtu edhe ajo shqiptare, mund ta konsiderojnë,
me të njëjtin sukses, si fitore të vetën në instancën
gjyqësore të nivelit më të lartë në botë. I këtij
mendimi është, pak a shumë, madje edhe juristi dhe
profesori universitar i njohur i së drejtës ndërkombëtar,
Tibor Varadi, që është zgjedhur të jetë një nga avokatët
mbrojtës kryesorë të Serbisë në procesin gjyqësor për
çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së
Kosovës në Gjykatën e Hagës.
"Vendimi me karakter këshilldhënës që do të marrë
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, nuk
do të jetë angazhues për askënd, por, sidoqoftë, ai do
të ketë një peshë të madhe politike. Me siguri, që do të
ketë argumente se kjo (shpallja e pavarësisë nga ana e
Kosovës) nuk është çështje juridike dhe se gjykata në
fjalë nuk ka pse merret me këtë çështje", thotë ky ekspert
i njohur në fushën e së drejtës ndërkombëtare,
duke shprehur shqetësimin se argumente të tilla, pra
ata kundër trajtimit të çështjes së lartpërmendur nga
ana juridike, do të mbizotërojnë dhe, kështu, Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ka të ngjarë, ta
konsiderojë veten si jokompetente për trajtimin e një
çështjeje të tillë. "Nuk e vë në dyshim se një iniciativë të
tillë do të ketë, në radhë të parë nga ana e Prishtinës dhe
shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës", i tha
këto ditë gazetës së përditshme serbe, "Politika",
z.Varadi, sipas të cilit çështja e parashtruar në Hagë do
të jetë mjaft e komplikuar, pasi ajo përfshin, nga njëra
anë, të drejtën e çdo populli për vetëpërcaktim, kurse
nga ana tjetër - "parimin e sovranitetit" të një vendi. Sipas
tij, Serbia nuk ka pse mërzitet nëse Gjykata Ndërkombëtare
e Drejtësisë del në fund me konkluzionin se
shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me
të drejtën ndërkombëtare dhe se asaj, Serbisë, do t‘i
duhet ta pranojë vendimin në fjalë, ashtu sikurse ka vënë
në dukje tashmë edhe vetë se do të pranojë çdo vendim
që do të marrë kjo gjykatë për këtë çështje. "Në rast se
gjykata merr një vendim të tillë, Kosova nuk do t‘i merret
më Serbisë, pasi ajo, qysh nga viti 1999, faktikisht, nuk
është më nën Serbinë", tha z. Varadi, duke shtuar se edhe
në rast se gjykata në fjalë merr një vendim këshilldhënës
në favor të Serbisë, vështirë se gjendja faktike në terren
do të ndryshonte.
* * *
Gjatë gjashtë muajve të kaluar, sa ka qenë edhe koha
e përcaktuar ligjërisht nga Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë, në Hagë konsideratat e tyre lidhur me ligjshmërinë
e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më shumë
se një vit më parë, kanë dërguar shtete të ndryshme, një
numër i madh prej të cilëve janë shprehur se shpallja e
pavarësisë së Kosovës është e ligjshme dhe e mbështetur
në të drejtën ndërkombëtare, kurse një numër tjetër
ka shprehur qëndrim të kundërt me të parin.
Duke gjykuar nga qëndrimet publike zyrtare e jozyrtare
dhe duke iu referuar burimeve të mirinformuara të
ndryshme, qëndrimin e Kosovës për ligjshmërinë e
shpalljes së pavarësisë së saj, më 15 shkurt 2008, në
Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë do ta
mbështesin shtetet më të fuqishme të botës: SHBA,
Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Zvicra, Austria,
Finlanda, Danimarka, Sllovenia etj., që edhe e kanë njohur
shtetin e ri të Republikës së Kosovës. Kurse qëndrimin
e Serbisë në Hagë kundër ligjshmërisë së shpalljes
së pavarësisë së Kosovës, nga ana tjetër, sikurse bëjnë
të ditur burime që i referohen Ministrisë së Jashtme të
Serbisë, do ta mbështesin: Rusia, Kina, Spanja, Rumania,
Qipro, Sllovakia, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Argjentina,
Venezuela, Bolivia etj.
Të gjitha shtetet që i kanë dërguar konsideratat e
tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë së
Hagës, pra që janë përfshirë në procesin në fjalë, do të
informohen, brenda një kohe të caktuar, për konsideratat
e secilit shtet të interesuar më vete, me qëllim që
ata të njihen me argumentet e palës tjetër. Është
parashikuar që secili shtet, i interesuar për çështjen e
ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe
që tashmë ka dërguar konsideratat e veta në Gjykatën
Ndërkombëtare të Drejtësisë, deri më 17 prill, duhet
të dërgojë në Hagë qëndrimin e vetë ndaj konsideratave
dhe argumenteve të shteteve të tjera, deri më 17
korrik të këtij viti, datë mbas së cilës do të përcaktohen
edhe datat e diskutimeve verbale për çështjen në fjalë.
Pas kësaj, sikurse bëhet e ditur në Hagë, deri në fund
të këtij viti ose në fillim të vitit 2010, pritet që Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë në Hagë vendimin
e vetë final këshilldhënës.