Premtimet, "divorci" i Berishës me ish-pronarët
Çështja e pronave i nxin faqen qeverisë katërvjeçare të Kryeministrit Sali Berisha. Partia Demokratike rezulton të jetë e dështuar me çështjen e pronave, duke thyer në këtë mënyrë edhe premtimet elektorale të vitit 2005. Një rezultat i tillë, krejtësisht i pakënaqshëm ka prishur balancat dhe besimin që pronarët kishin te qeveria, Partia Demokratike dhe ajo Republikane.
Premtimet
Në fushatën elektorale të vitit 2005, Partia Demokratike kërkoi pushtetin duke dalë në mbrojtje të kategorisë së ish-pronarëve dhe duke premtuar zgjidhjen e çështjes së pronës.
"Mazhoranca e re dhe qeveria e saj angazhohen për të plotësuar dhe konsoliduar sistemin e të drejtave të pronësisë dhe hapjen e mundësive që pasuritë e vëna me djersë, mund, sakrifica e në mënyrë të ligjshme të shqiptarëve të mund të legalizohen e futen në qarkullimin ekonomik e civil". Ky ishte premtimi i parë i mazhorancës aktuale, të cilin Kryeministri Berisha e vendosi pas zgjedhjeve të 3 korrikut të 2005-ës si pjesë të programit të tij qeverisës. Qëllimi i këtij premtimi synon më shumë t‘i japë zgjidhje çështjes së legalizimit sesa asaj të pronave, duke favorizuar në këtë mënyrë "zaptuesit" e tokave sesa pronarët e ligjshëm të tyre.
Të drejtat pronësore dhe kthimi i pronave ka qenë në qendër të premtimeve të Partisë Demokratike, katër vjet më parë në zgjedhje, kur morën edhe mbështetjen e ish-pronarëve. Premtimi i radhës i PD-së para dhe pas ardhjes në pushtet, specifikisht ka qenë se "mazhoranca e re angazhohet për një kthim dhe kompensim të pronave në kufijtë maksimalë të mundur. Për këtë qëllim do të amendohet ligji aktual, duke eliminuar kufizimet diskriminuese të tij". Premtimi i qeverisë ‘Berisha‘ edhe për këtë kategori ka zhgënjyer pjesën më të madhe të pronarëve, pasi në katër vjet janë kompensuar shumë pak për shkak të fondit të ulët që qeveria ka vendosur në dispozicion. "Pronat do të kthehen fizikisht kudo ku është e mundur dhe në çdo rast tjetër ato do të kompensohen në natyrë me troje turistike apo në vlerën e tregut". Premtimi i radhës, u komentua muajt e parë të vitit 2009 nga Kryeministri Berisha, i cili sqaroi se 4 mijë ha tokë në zonat turistike do të përdoren për kompensim fizik ndërsa shtoi se qeveria nuk ka të ardhura për të bërë kompensim financiar.
Dështimi
Për banesat e ish-pronarëve, qeveria "Berisha" gjatë këtij mandati nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi, duke lënë në funksion të njëjtën situatë si në vitin 2005. Vendimi për rishikimin e titujve të pronësisë është vetëm një zbatim i Ligjit 7501 ndër vite, duke u krijuar mundësinë atyre personave që me Ligjin 7501 nuk kanë marrë toka, t‘i marrin tani. Një tjetër përplasje e fortë brenda qeverisë është ajo me republikanët, të cilët kanë kërkuar me ngulm zgjidhjen e çështjes së pronës dhe shpeshherë kanë hedhur akuza ndaj sistemit të drejtësisë.
Shoqata
"Kompensimi i pronarëve është një sëmundje e trashëguar që rrotullohet brenda PD-PS"
Vorpsi: Votat tona, kundër
koalicionit qeverisës
Pas ardhjes në pushtet të demokratëve, çështja e pronave ngeli sërish problematike, ku më shumë sesa zgjidhje ofroi konfuzion te shtresa e pronarëve legjitimë. Partia Demokratike dhe ajo Republikane e kanë humbur përfundimisht mbështetjen e ish-pronarëve në zgjedhjet e 28 qershorit. Shoqata e ish-pronarëve në Shqipëri pozicionohet kundër qeverisë për këtë çështje.
Përfaqësuesi i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Myrshit Vorpsi, tha për "Shqip" se "premtimi i qeverisë nuk ka pasur pika të veçanta për pronarët dhe premtimet kanë qenë në bllok, duke pasur premtime për legalizimet, por që fatkeqësisht janë në disfavorin tonë". Vorpsi sqaroi se ngërçi i kompensimit të pronarëve legjitimë është një sëmundje e trashëguar që rrotullohet brenda dy partive asaj Demokratike dhe asaj Socialiste. "Kuptohet se përderisa jemi në një vit elektoral edhe pronarët duhet të bëjnë një bilanc të mënyrës së qeverisjes gjatë këtij mandati që është duke mbaruar. Në raport me atë bilanc, gjithsecili duhet të dijë që të orientojë votën e vet, por kam frikë se vota nuk do të jetë në favor të koalicionit qeverisës", shprehet Vorpsi. Për formën sesi qeveria është sjellë në raport me pronarët dhe në raport me detyrimin ligjor, bilanci për mandatin 4-vjeçar të koalicionit të djathtë qeverisës rëndon në anën negative. Rishikimi i titujve të pronësisë, sipas Vorpsit, është një zbatim i Ligjit 7501 ndër vite. "E nxorën nga dera dhe e futën nga penxherja. Ata që nuk mundën dot t‘i merrnin toka me këtë ligj, do t‘i marrin tani", tha Vorpsi.
Pronarët e cilësojnë ligjin e legalizimit si një ligj që përfaqëson një grabitje të madhe në raport me pronën dhe pronarët dhe konsiston në nenin 2 të ligjit të legalizimeve ku thuhet "fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet në ndërtimet pa lejë të ngritura mbi trojet private brenda vijës së verdhë, por planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi pesë kate nga niveli zero". Përfaqësuesi i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Vorpsi theksoi se qeveria ka dështuar me kompensimin, por nuk e pranon. "Ka dështuar shteti shqiptar dhe kjo është fatkeqësia. Të dyja forcat politike. Sepse kjo reformë që fali 560 mijë ha tokë, kuptohet që s‘mund të prodhojë. Sa më e madhe që të jetë fatura për kompensimin e pronarëve aq më shumë dështon kjo nismë. Duhet ta kuptojmë qartë se reforma është e dështuar, sepse nuk mundet që shtetit të falë", tha ai.
Raporti
Departamenti amerikan:
Pronat mbeten problem
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë gjatë vitit 2008 konstatoi se kthimi i pronave të konfiskuara nga regjimi komunist vazhdon të jetë një problem i madh në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje në analizën vjetore të Departamentit ngrihet problemi i hendekut mes kompetencave të kufizuara të Avokati i Popullit për të vepruar dhe ankesave që i parashtrohen atij lidhur me çështjen e pronave. Autoritetet, thekson më tej raporti, nuk vunë në zbatim shumë vendime lidhur me kthimin e pronave si rezultat i pasojave të mëdha sociale dhe ekonomike të këtyre vendimeve. Kjo çështje paraqitet si tejet thelbësore në kapitullin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Qëndrimi
Progres-raporti i KE:
S‘ka strategji të qartë
Progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian për Shqipërinë theksoi se çështjet kryesore mbeten regjistrimi i pronave të patundshme, kthimi i pronës, kompensimi dhe legalizimi i ndërtimeve informale. Raporti thotë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në disa vendime të saj, gjeti shkelje në formën e procedurave të kompensimit të pronave. Komisioni Evropian vëren se problemet e pazgjidhura të pronës kanë penguar përpjekjet për të zhvilluar një treg funksional të tokës duke mbetur në potencialin e investimeve të huaja. KE deklaroi se nevojitet një strategji e qartë dhe një plan veprimi për të zgjidhur problemet e shumta të pronës. Ndryshimet ligjore, gjithashtu konsiderohen të nevojshme së bashku me bashkërendimin e punës mes institucioneve.
Ambasadori gjerman
Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernard Boschardt, tha pak kohë më parë, në një intervistë për "Shqip" se Shqipëria mund të bëjë më shumë për të rritur atraktivitetin e saj si një vend ku mund të investohet. Sipas tij, çështjet e pazgjidhura të pronave krijojnë pasiguri tek investuesit.
Ambasadorja franceze
Ambasadorja Franceze në Tiranë, Maryse Daviet, deklaroi për "Shqip" se pengesa kryesore për investitorët e huaj është çështja e pazgjidhur akoma prej 17 vitesh, e pronësisë. Unë personalisht, tha ajo, jam e bindur se zgjidhja e kësaj çështjeje kapitale do të reduktojë ndjeshëm korrupsionin dhe do të largojë dyshimet e investuesve të huaj.