Hafizi: MASH, indiferente për studentët e ciklit të dytë
Anëtarja e kryesisë së PS-së, Mimoza Hafizi, akuzoi dje Ministrinë e Arsimit se nuk ka dhënë asnjë përgjigje për studentët e ciklit të dytë në të gjitha universitet. Sipas Hafizit, studentët e ngjeshur para dyerve të fakulteteve u kthyen në shtëpi pa regjistrim dhe pa asnjë informacion se si do të procedohet më tej. “Ministria e Arsimit, e detyruar të nxjerrë aktet e nevojshme për këtë problem, është zhdukur pa gjurmë. Qeveria i sheh universitetet vetëm si valvola të shkarkimit të papunësisë masive dhe pasi i ka ngjeshur me mijëra nëpër salla, nuk do më t’ia dijë për fatin e tyre. Kjo politikë e vjetër e abuzimit dhe e talljes me rininë universitare duhet të marrë fund”, - deklaroi Hafizi.
LSI: PD-PS, marrëveshje të fshehtë për përbërjen e KZZ-ve
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi dy partitë e mëdha se janë duke shtyrë qëllimisht, duke ndjekur politika përjashtuese për partitë e tjera, çështjen e administrimit të zgjedhjeve. Referuar punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Xhufi, tha se puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore është e ngadalte ndërsa nuk kanë prekur ende çështje si administrimi i zgjedhjeve, ajo e kompozimit të KQZ-së, si dhe të niveleve të tjera të komisioneve. “Lëvizja Socialiste për Integrim i përmbahet qëndrimit që të gjitha deformimet, shpërfytyrimet dhe shëmtimet e demokracisë dhe të institucioneve, të cilat shqiptarët i kanë përjetuar këto tre vjet të qeverisjes Berisha, e kanë pikënisjen e tyre pikërisht në zgjedhjet e deformuara të 3 korrikut 2005”, - tha Xhufi. Ai përmendi edhe çështjen e votës së emigrantëve që sipas tij, nuk është përmendur fare nga ana e komisionit. “Ne duam me këtë rast të kujtojmë edhe një herë që faktorët ndërkombëtarë, së fundi edhe OSBE-ja, kanë paralajmëruar që çështje të tilla të trajtohen sipas një qasjeje të ndryshme, jo përjashtuese, por një qasje gjithëpërfshirëse. Me bindjen dhe me vendosmërinë për të mos lejuar më që shanset e shqiptarëve dhe Shqipërisë për integrim e zhvillim të shuhen edhe një herë nga papërgjegjshmëria dhe nga makutëria e vjedhësve profesionistë të votës dhe jo vetëm të votës, LSI-ja rikonfirmon vendosmërinë e saj për të denoncuar dhe për të penguar me çdo mjet demokratik përsëritjen e një historie të dështuar zgjedhjesh”, - tha më tej Pëllumb Xh