E Diel, 1 Nëntor 2026

Hafizi: Mund të marrim pikë në Hungari

 

Astrit Hafizi, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, mendon se përfaqësuesja kuqezi mund të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen me Hungarinë. “Ndonjëherë shorti të favorizon, ndonjëherë jo. E në këtë rast unë mendoj se ne nuk jemi të favorizuar, por mund të marrim një rezultat pozitiv. E rëndësishme është sesa do të qëndrojë skuadra jonë në ekuilibrin lojës dhe nëse mund të ruajmë disa norma dhe rregulla të futbollit. Të mos luajmë si një skuadër e shpërqendruar, me distanca të mëdha, me hapësira të mëdha. Çdo gjë mund të ndodhë. Nuk duhet të shpërqendrohemi në asnjë mënyrë gjatë lojës, pasi atëherë shanset do të jenë vërtetë të pakta, ndaj një kundërshtari do të kërkojë ta shfrytëzojë në maksimum avantazhin e fushës së vet, ashtu siç bëjmë edhe ne në fushën tonë”, ka thënë tekniku për “TV Klan”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›