E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria sonte kundër Luksemburgut, Kuzhe: Gjithçka për të fituar

TIRANË- Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë sonte kundër Luksemburgut, në një ndeshje të vlefshme për eliminatorët Euro 2012, të cilat do të zhvillohen në Poloni e Ukrainë. Eliminatore këto, të cilat e shohin skuadrën shqiptare në vendin e pestë të kualifikimit me 8-pikë, por me një moral të lartë, siç dëshmoi trajneri kroat, Josip Kuzhe gjatë konferencës për shtyp.

“Do të rrezikojmë gjithçka për të fituar. Edhe pse në këtë ndeshje mungon gati e gjithë mbrojtja, përsëri ekipi ynë do të tregojë vlerat më të mira në ndeshje”, u shpreh Kuzhe, duke na bërë me dije se lojtar si Bulku, Bakaj, apo Muzaka nuk do të jenë në 11-en e parë, e cila pritet të luaj me tre sulmues, ndërsa në mesfushë do të luajnë tre veteranët Lala, Skela, dhe Duro.

Ndërkaq në pritje të fillimit të kësaj sfide, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, motivoi skuadrën dhe ngulmoi për një rezultat pozitiv nga kombëtarja shqiptare e futbollit.

Ndeshja do të nisë në ora 20:15, në "Stade Josy Barthel" në Luksemburg. Shqipëria në këtë ndeshje vjen pas humbjes 2-1 me ekipin francez.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›