Hejg: Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm
Prishtinë, 31 gusht, NOA - Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm ka thënë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Uilliam Hejg.
Këtë qëndrim zyrtari i lartë britanik ia ka thënë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një bisede telefonike dje pasdite, njoftoi Qeveria e Kosovës.
Në bisedë është konfirmuar se asnjë nga shtetet mike të Kosovës nuk do ta mbështesin asnjë rezolutë që mund të bëjë thirrje për bisedime rreth statusit të Kosovës.
Bëhet e ditur se Thaci dhe Hejg, janë pajtuar që të mos ofrohet mbështetje as për çfarëdo ri-aranzhimi territorial të rajonit.
Ndërkohë që sot Hejg po zhvillon në vizitë zyrtare në Beograd ku po takohet me autoritetet më të larta të vendit. Në qendër të takimeve të tij është rezoluta për Kosovën.
NOA