Ndarja e çmimeve Onufri 2010, triumfon Hasan Nallbani
Tiranë, 20 janar, NOA Nga Milena Selimi - Janë
ndarë mbrëmë në darkë çmimet Onufri 2009. Juria e Ekspozitës Ndërkombëtare të
Arteve Pamore Onufri 2009 në
edicionin e
16-të me kryetar Francesco Poli dhe anëtarët studiuesen Suzana Kuka dhe
gazetaren Alma Mile, nderoi me çmimin i Parë Hasan Nallbanin për veprën e tij
të titulluar Kompozim, vaj në kanavacë, 210 x 150 cm, me motivacionin Për
cilësinë dhe origjinalitetin që karakterizon pikturën e tij në këtë fazë të
fundit. Për një liri kompozimi, i cili karakterrizohet nga një tension vital
shprehës. Këto cilësi që janë shumë aktuale në ditët e sotme.
Çmimi i Dytë u shkoi dy artistëve piktorë me
referime të ndryshme të linjave të tyre artistike dhe për merita të barabarta:
Aldi Zgjani, për veprën Sit still seeking!, diptik, akrilik në kanavacë, 70 x
80 cm
dhe 70 x 90 cm
me motivacionin Për një krijimtari të menduar konceptualisht, të përpunuar
mirë, plot finesë dhe delikatesë dhe Enkelejd Zonja, për veprën Përrallë nga
`97, vaj në kanavacë, 140 x 230
cm me motivacionin Për një teknikë të lartë piktorike,
me të cilën ka ndërtuar një kompozim kompleks, narativ, me simbole sociale dhe
metaforike.
Juria e profesionistëve vendosi të ndajë këto
çmime duke u mbështetur në disa kritere, ku prioritet merr vlerësimi me çmime
që duhet t`u jepen artistëve që jetojnë dhe krijojnë në Shqipëri me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e sistemit të artit
pamor në Shqipëri.