E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mohohen spekulimet për dorëheqjen e Merkelit

Një zëdhënës i qeverisë se Gjermanisë ka hedhur sot poshtë spekulimet se kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, do të jap dorëheqje.

Origjina e këtyre spekulimeve mbeti e paqartë, ndërsa vëzhguesit në Berlin kanë qenë mjaft të habitur, në momentin kur dolën këto spekulime në sipërfaqe. Edhe zëdhënësi i qeverisë, Cristoph Steegmans, theksoi se është mjaft i habitur.

“Spekulimet për dorëheqjen e Merkelit nuk janë të sakta”, deklaroi Steegmans. Grindjet brenda qeverisë së Merkelit në lidhje me reduktimin e tatimeve, Afganistanin dhe politikën shëndetësore, kanë karakterizuar fillimin e mandatit të dytë të Merkelit.

Përkrahja për të është zbehur, por kjo përkrahje ende konsiderohet si mjaft e fuqishme dhe ajo nuk përballet me ndonjë sfidë serioze brenda qeverisë së saj.

Spekulimet dolën në sipërfaqe, pasi që revista Time botoi një artikull në lidhje me problemet e brendshme me të cilat po përballet Merkel.

Një anketë e bërë javën e kaluar nga televizioni ARD dëshmoi se përkrahja për Merkelin ka shënuar një rënie prej 11 për qind që nga muaji dhjetor.

Megjithatë, Merkel konsiderohet se meritore për drejtimin e suksesshëm të ekonomisë më të madhe në Europë gjatë periudhës së krizës financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›