Hajdaraga në nismën e Evropës Qendrore
31/05/2005 Zëvendësministri i Jashtëm, Luan Hajdaraga, ka marrë pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të Nismës së Evropës Qendrore, që u zhvillua në High Tatras, Sllovaki. Gjatë takimit u theksua roli i bashkëpunimit rajonal të vendeve te NEQ-it për përmbushjen e objektivave të tyre strategjike drejt integrimit në strukturat evropiane dhe euroatlantike, u vlerësua dimensioni i rëndësishëm që ka marrë Nisma e Evropës Qendrore pas zgjerimit të BE-se me 5 vendet anëtarë të saj, gjë e cila do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të NEQ-it me BE-në. Në ndërhyrjen e tij, Hajdaraga evidentoi përpjekjet dhe rezultatet që vendi ynë ka arritur në kuadër të forcimit të institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor, reformimin e administratës publike, progresin në reformimin gjyqësor, respektimin e të drejtave të njeriut, reformat në ekonominë e tregut etj. Një rëndësi të veçantë Hajdaraga i kushtoi realizimit të projekteve në fushën e infrastruktures si Korridori VIII, ai Adriatiko-Jonian etj.