Hajdari: Kemi shkatërruar korridoret e drogës lindje-perëndim
Në një intervistë për “standard”, kreu i ri i Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan, Aleks Hajdari, i ardhur pas një pune të mirë në luftën kundër krimit në komisariatin e policisë së Durrësit, ka treguar angazhimin e tij në detyrën e re. Prej dy muajsh, ai drejton blutë e qarkut të Elbasanit, i cili ka jo pak, por pesë qytete, duke deklaruar se “kemi arritur të shkatërrojmë korridoret e drogës që dikur vinin tranzit nga lindja drejt perëndimit”.
Intervistoi: Artur Ajazi
Prej afro dy muajsh keni marrë detyrën e drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan, cili është ndryshimi mes tij dhe Durrësit ku keni shërbyer për një kohë të gjatë si shef krimesh dhe komisariati?
Ndryshimet ndoshta janë të vogla, kurse angazhimi nga unë dhe stafi im mbeten konstante. Jam mësuar me zbatimin e ligjit, detyrave funksionale të vëna nga Drejtoria e Policisë Shtetit dhe Ministria e Brendshme, jam mësuar me edukatën e punës në sektorin më delikat të Policisë Kriminale, ku padyshim ashtu si edhe Durrësi, edhe Elbasani ka problematikat e veta. Prej afro dy muajsh kam marrë detyrën e drejtorit të policisë në qarkun më të madh pas Tiranës, duke angazhuar potencialet e mia, stafin dhe gjithçka tjetër në arritjen e rezultateve pozitive, të atyre rezultateve që kishte arritur edhe paraardhësi im, por më kryesorja, deklaroj se ne kemi arritur të shkatërrojmë rrjetet e trafikut dhe korridoreve të drogave që dikur vinin nga lindja dhe shkonin drejt perëndimit, duke hequr njollën e zezë të vendit tim. Arritjet nuk kanë munguar, kemi shkatërruar grupe kriminale që vepronin nga njëri qytet në tjetrin në shkallë qarku, rrjetet e trafikut të prostitucionit, vjedhjes së makinave, përdoruesve dhe tregtuesve të drogave në qytet, kemi sekuestruar sasi të konsiderueshme drogash, madje jo më larg se para 10 ditësh, edhe kokainë. Kemi arrestuar autorë të vjedhjeve dhe kryerjes së veprave penale si plagosje e vrasje të viteve të shkuara, duke mundur kështu të zbulojmë dhe godasim edhe grupe të ndryshme kriminale. Shumica prej tyre madje kishin marrë vendime me vite burg nga Gjykata e Elbasanit. Një tjetër drejtim ku po përqendrohet puna ime dhe stafit tim, mbetet edhe ajo e luftës ndaj krimit ekonomik, duke u fokusuar tek denoncimet dhe materialet faktike të ardhura nga individë dhe institucione të shtetit, që lidhen me implikimin në afera korruptive dhe abuzime me ligjet e shtetit të zyrtarëve. Janë me qindra raste kur ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë në institucionet e shtetit, po hetohen dhe gjykohen nga organet e drejtësisë, dhe këtu padyshim meritë ka edhe policia, strukturat e saj si ajo kriminale dhe ajo e luftës kundër krimit ekonomik.
Cila është marrëdhënia juaj me organin e akuzës dhe institucionet e pushtetit vendor?
Me organin e Prokurorisë, qysh ditën e parë kam vendosur marrëdhënie të mira, kreu i saj ka ardhur pak para meje në detyrë, po ashtu si edhe me institucionet e tjera të pushtetit vendor, bashki, qark dhe prefekturë, kemi vendosur marrëdhënie të mira bashkëpunimi. Padyshim vendosja e këtyre marrëdhënieve do ti shërbejë mendoj ecurisë punës edhe në sektorë të policisë. Marrëdhënie të mira kemi edhe me Drejtorinë e Arsimit, Universitetin “A. Xhuvani”, Drejtorinë e Rrugëve, duke eliminuar kaosin që krijohet në qarkullimin e mjeteve në rrugët e prishura në qytet dhe periferi, dhe mendoj se kemi gjetur mirëkuptim, me qytetarët, pasi policia duhet të jetë sa më pranë komunitetit në hallet dhe problemet që dalin çdo ditë.
A keni pasur raste të implikimit të uniformave blu në afera korruptive?
Raste ka pasur dhe ndoshta edhe mund të ketë, por unë deklaroj se, asnjë polic apo zyrtar tjetër i Drejtorisë Policisë Elbasan nuk do të ketë vend në radhët e Policisë Shtetit, po qe se ndaj tij vijnë akuza, denoncime dhe verifikohen implikime në rrjete trafiku, korrupsion dhe grupime të tjera kriminale. Reforma ka nisur dhe po vazhdon, çdo ditë strukturat tona punojnë për mbajtjen të pastër të figurës së punonjësit të policisë. Synimi im mbetet arritja e rezultateve të mira në luftën kundër krimit të çdo ngjyre, si dhe reformimi strukturave policore, pasi ato mbeten fytyra e shtetit dhe ligjit.