E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët nga trojet, ja kuotat dhe datat e regjistrimit për në universitet

Autori i Lajmit: red.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë shtetit si Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, se duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në Institucionet shqiptare të Arsimit të Lartë, në datat 1, 2 dhe 3 tetor 2008. Për t u regjistruar ata duhet të paraqesin si dokumente, dëftesë pjekurie origjinale, dokument identifikimi dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit. Gjithashtu iu kërkohen edhe 2 fotografi si dhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë,(Nr i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës). Dy dokumentet e para duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të noterizuara. Lista e këtyre kandidatëve fitues, sipas programeve të ndryshme të studimit, përcaktohen nga Ministritë e tyre të Arsimit, apo autoritetet e autorizuara në vendet përkatëse, në përputhje me kuotat e e pranimeve të miratuara nga Këshilli ynë i Ministrave, dhe duhet të dërgohen në Institucionet publike të Arsimit të Lartë deri më datën 30 shtator 2008.

Ky lajm është publikuar: 11/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›