“Shtesa në pagë për arsimtarët, demagogji”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj në lidhje me apatinë e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës në drejtim të mungesës së masave që duheshin marrë për fillimin e vitit të ri shkollor në arsimin parauniversitar. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Sokol Axhemi, vazhdon të mbetet shqetësim mungesa e teksteve shkollore, mungesa e infrastrukturës dhe ambienteve për zhvillimin e mësimit. Madje, sipas Axhemit, mësuesit e lëndëve të ndryshme, të cilët si pasojë e ndryshimeve që po ndodhin në sistemin e arsimit parauniversitar, nuk e kanë akoma të qartë pozicionin e tyre, në atë të detyruar apo në shkollën e mesme. “Fatkeqësisht, këtij personeli mësimdhënës i duhet të përballet këtë fillimviti edhe me mungesën e realizimit të vendimit zyrtar të Qeverisë për rritjen e pagave të tyre. Deri më tani, akoma asnjë nga mësuesit e shkollave kudo në vend nuk kanë marrë shtesën e pagës së premtuar nga Qeveria. Një gjë e tillë konfirmon dukshëm demagogjinë e Qeverisë dhe kryeministrit Berisha në fushën e arsimit”, - tha ai. Axhemi propozoi që Qeveria dhe MASH-it të ngrenë grupe pune në çdo qark të vendit për të normalizuar situatën në kuadrin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008