E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutët e mitur "punonin" për një tjetër tregtar

Policia e Fierit ka vënë në shënjestër "gjurmuesit" e kioskave të qytetit, duke vënë në pranga njërin prej anëtarëve të grupit dhe shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij. Në të njëjtin aksion policor është bërë i mundur shoqërimi dhe më pas ndalimi i poseduesit të sendeve të vjedhura dhe shtytësit kryesor të adoleshentëve drejt kësaj vepre penale. Tre adoleshentët, bashkautorë në të paktën 4 vjedhje në qytetin e Fierit, në bazë të hetimeve paraprake kanë rezultuar të lidhur ngushtë me 44- vjeçarin që tregtonte sendet e tyre të vjedhura, por që është arrestuar. Në kuadër të operacionit "Kioskat", policia e Fierit ka vënë në pranga adoleshentin V.A., 15 vjeç, banues në fshatin Levan të rrethit të Fierit, nën akuzën e "vjedhjes në bashkëpunim" dhe "përvetësim të parave, ose sendeve të vjedhura", ndërsa ka bërë shpallje në kërkim dhe të dy shokëve të tij S.M. 15 vjeç dhe V.A. 17 vjeç, të dy banues në Fier. Nga burimet policore mësohet se tre adoleshentët, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, prej kohësh janë bërë shqetësim për tregtarët e Fierit që ushtrojnë aktivitetin në kioska të licencuara nga bashkia. Këta shtetas, sendet e vjedhura i dorëzonin te shtetasi Grigor Papuçiu, i cili posedon një dyqan ushqimor në Fier.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›