Theu arrestin e shtëpisë, burgoset ish-kreu i naftëtarëve
Ish-kreu i Sindikatës së Pavarur të Naftës në Fier, i cili u arrestua nëntorin e vitit të shkuar për abuzime me fondet e sindikatës, është arrestuar për shkak të thyerjes së masës së sigurisë që gjykata kishte vendosur ndaj tij. Bëhet fjalë për Veli Fejzullarin, i cili për më shumë se 10 vjet drejtonte Sindikatën e Pavarur të Naftës. Për Fejzullarin kishte nisur procesi gjyqësor menjëherë pas arrestimit nga Policia e Fierit në fundin e nëntorit të vitit të kaluar.
Në fillim të gjykimit, trupi gjykues kishte marrë si masë sigurie për të arrestin në burg. Kjo masë është ndryshuar pas disa muajsh dhe vetëm dy muaj më parë, ai u la në arrest shtëpie. Trupi gjykues, me kërkesën e bërë nga avokatja mbrojtëse e Fejzullarit, Antoneta Çuni, si dhe me sigurinë e lëshuar nga prokurori i çështjes, vendosi të ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij nga arrest në burg, me arrest shtëpie.
Por, me sa duket, Veli Fejzullari nuk mundi të respektonte në mënyrë rigoroze këtë masë sigurie dhe e ka thyer atë disa javë pas lënies së qelisë. Ai është zbuluar nga ekspertët e policisë se udhëtonte lirshëm dhe nuk qëndronte vetëm në banesën e tij në qytetin e Patosit. Madje, uniformat blu që kishin marrë dijeni për lëvizjen e tij, duke thyer masën e sigurisë, e kanë ndjekur atë nga Fieri në Tiranë, ku mësohet se e kanë prangosur.
Për thyerjen e masës së sigurisë, ish-kreu i sindikatës do të ndiqet penalisht, ndërkohë që takimin e radhës me Gjykatën e Fierit e ka më datën 24 dhjetor. Gjyqtar i veprës më të fundit penale të shënuar nga ish-kreu i sindikatës është Pirro Sota.
Në fund të nëntorit të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit të koduar "Naftëtari", uniformat blu të Fierit i vunë prangat 58- vjeçarit Veli Fejzullari, lindur në Skrapar dhe banues në lagjen "E Re" në Patos. Fejzullari është duke u gjykuar për vjedhjen e fondeve të sindikatës që drejtonte. Fondet kapin shifrën e 16 milionë lekëve të reja. Sipas grupit të hetimit, mësohet se Veli Fejzullari ka shfrytëzuar një vakum ligjor, duke përdorur vulën që ai mbante dhe personalisht në fund të vitit 1997 e në fillim të vitit 1998 mësohet se ka tërhequr nga llogaria bankare e sindikatës një shumë prej 16 milionë lekësh të rinj. Pasi e ka tërhequr këtë shumë, Fejzullari është justifikuar në kryesinë e sindikatës, se do të kryente rikonstruksion të një objekti që ishte pronë e saj, në qytetin e Patosit.
"Me shumën e tërhequr, ish-kreu i sindikatës ka blerë një automjet personal dhe i ka përdorur për qëllime personale lekët". Kështu shkruhet në dosjen e hapur për Veli Fejzullarin. Gjithashtu, mbi të rëndon edhe akuza për abuzim me disa fonde suplementare që i ka përvetësuar në mënyrë të padrejtë.
Veli Fejzullari ka drejtuar për 10 vjet me radhë një nga sindikatat më të mëdha në vend, pikërisht Sindikatën e Pavarur të Naftës. Sindikata e drejtuar nga Fejzullari regjistronte më shumë se 3 000 anëtarë, ndërkohë që pas vitit 2000 ky numër mësohet të ketë qenë rreth 6 000.