Kontrabanda, sekuestrohet dokumentacioni i një viti në Portin e Durrësit

16/05/2005 Do verifikohet gjithë itenerari, raportimet dhe ngarkesat e anijeve shqiptare
Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka sekuestruar gjithë materialin origjinal të Portit të Durrësit, të një harku kohor një vjeçar. Bëhet fjalë për dokumentacionin ku janë pasqyruar të gjitha iteneraret e lëviyjeve të anijeve dhe transportimet e importimet e mallrave që kanë kryer ato në bazë ligjore. Pas kapjes dhe sekuestrimit të 4 milionë dollarë cigare, e sekuestrimit të dy anijeve, prokuroria ka filluar një hetim më të gjerë rreth kontrabandës. Kështu, do të verifikohen të gjitha komunikimet që kanë bërë anijet me kapitenerinë e portit të Durrësit, për rrugëtimet e tyre dhe mallrat që kanë çdoganuar në këtë port. Ndërkaq, këto të dhëna do të ballafaqohen me dokumentacionin e porteve të vendeve të huaja, që drejtuesit e anijeve kanë raportuar si destinacion pranë kapitenerisë në kohë të ndryshme.
Sekuestrimi
Gjithë dokumentacioni origjinal i Portit të Durrësit, që ka të bëjë me iteneraret, ngarkesat dhe tranportet e mallrave të ndyshme nga anijet që ankorohen aty, është sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol”, nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se dyshohet që në këtë port, të kenë kaluar edhe të tjera mallra kontrabandë në sasi të mëdha. Sipas burimeve, është sekuestruar gjithë dokumentacioni origjinal që i përket një harku kohor një vjeçar. Ka qenë gjetja e 3 milionë e 590 mijë paketash në një magazinë në Shkozet, të cilat ishin kaluar kontrabandë në portin e Durrësit, ato që iniciuan fillimin e këtij hetimi masiv. Ky dokumentaion, ka të bëjë me gjithë iteneraret dhe ngarkesat e anijeve të eksportuara apo të importuara. Gjithashtu, do të veçohen raportimet që kanë bërë pranë kapitenerisë, drejtuesit e anijeve lidhur me destinacionin e ngarkesat të cilat do të ballafaqohen me dokumentacionin e porteve të huaja, theksojnë burimet.
Verifikimi
Burimet e organit qendror të akuzës, shprehen se fillimisht do të verifikohen të gjitha rrugëtimet e kryera nga anijet që ankorohen në Portin e Durrësit. Do të verifikohet destinacioni që ato kanë raportuar në kapitenerinë e portit, dhe itenerarin që kanë ndjekur. Puna e prokurorisë do të përqëndrohet tek ato anije, të cilat kur janë kthyer nga jashtë, nuk kanë raportuar ndonjë ngarkesë. Sidomos ato që janë larguar edhe pa marrë me vete mallra, thonë burimet. Gjithashtu, hetimi do të përqëndrohet edhe tek ato anije të cilat, ndonëse kanë raportuar tjetër destinacion, e kanë ndryshuar atë gjatë rrugës, duke nxjerrë justifikime nga më të ndryshmet, ku më e përdorura rezulton të jetë ai i defektit të rremë. Një taktikë e tillë është vërejtur nga prokuroria tek anija “Poseidon”, e cila para nisjes kishte raportuar një destinacion tjetër nga ku mbërriti.
Hetimi
Pas seleksionimit të dokumentacionit, itenerareve, ngarkesave dhe mallrave të çdoganuara në Portin e Durrësit, prokuroria do të kryejë ballafaqimin me ato të dhënat e shënuara në portet e huaja. Burimet e prokurorisë, thonë se do të hetohet mbi të gjitha ato anije, të cilat me justifikime të ndryshme kanë ndryshuar destinacionin e tyre, dhe nuk kanë raportuar ngarkesa në port. Më pas, në datat kur janë kryer këto rrugëtime, do të komunikohet me porte të huaja të rajonit, nëse këto anije janë ankoruar dhe kanë marrë ngarkesa prej andej. Gjithashtu, hetimi do të shtrihet në të gjitha ato anije që nuk kanë raportuar sjelljen e ngarkesave në port, kur edhe janë nisur pa mallra. Kjo, pasi dyshohet që këto rrugëtime të mos jenë kryer pa ndonjë përfitim, thonë burimet e akuzës. Ato shtojnë se, nëse do të sigurohen të dhëna për mbërritjen e anijeve shqiptare në porte të huaja të cilat nuk i kanë raportuar gjatë nisjes, atëherë do të verifikohet nëse kanë marrë atje ngarkesa dhe, a i kanë çdoganuar apo jo në Portin e Durrësit. Gjithçka gjatë këtij hetimi, do të jetë e përcaktuar me data të sakta dhe e shoqëruar me dokumentacion të rregullt, përfundojnë burimet. Kapiteni i “Poseidon” ndërroi destinacionin,
raportoi për defekt të rremë
Pas sekuestrimit të anijes “Eni”, për kalimin kontrabandë të mijëra kolive cigare, Prokuroria e Krimeve të Rënda, sekuestroi mbrëmjen e të premtes, edhe anijen “Posidon”. Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se me anijen “Poseidon” ishin transportuar nga Mali i Zi, 5 mijë koli cigaresh, të cilat nuk ishin çdoganuar në Durrës. Nga verifikimet e dokumentacionit të ngarkesave të kryera në Mal të Zi, dhe atyre të çdoganuara në Portin e Durrësit, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka konkluduar kalimin e 5 mijë kolive cigare, me anë të anijes “Poseidon”, pronë e Ardian Canit. Gjithashtu, rezulton se gjatë nisjes në mes të prillit, drejtuesit e “Poseidon”, kishin njoftuar kapitenerinë e portit për tjetër destinacion. Por, gjatë rrugëtimit, ata kanë raportuar një defekt që duket se ka qenë i rremë. Janë kthyer në një port të Malit të Zi, ku kanë marrë ngarkesën e 5 mijë kolive me cigare, të cilat nuk i kanë raportuar në Portin e Durrësit. Gjithashtu, dy ditë para sekuestrimit të anijes, kapiteni i saj ka kërkuar një rrugë tjetër, kur njëkohësisht raportonte edhe defektin.
Hetimi
Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se edhe ngarkesa e cigareve të anijes “Poseidon”, të kaluara në Portin e Durrësit pa çdoganim, janë vendosur në magazinën e Fatmir Zotajt në Shkozet të Durrësit. Burimet, pohojnë se nga hetimet, rezulton se anija “Poseidon” e ka marrë ngarkesën në një port në Mal të Zi, në mesin e muajit prill dhe brenda dy ditësh ka mbërritur në Portin e Durrësit. Katër kontenierët me cigare, sipas Prokurorisë, janë kaluar kontrabandë për llogari të të njëjtit grup të strukturuar që u godit në fund të muajit mars. Kjo, pasi dy ngarkesat me cigare kontrabandë të anijes “Eni”, më datë 8 e 29 mars dhe një ngarkesë e “Poseidonit” në mes të prillit, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në magazinën e Fatmir Zotajt në Shkozet. Por nga ballafaqimi i të dhënave të ngarkesave të marra në Mal të Zi, me ato të sekuestruara në Shkozet, rezulton se një pjesë e cigareve është shitur apo transportuar diku tjetër, thonë burimet. Ato theksojnë se disa kontenierë janë gjetur bosh.
Arrestimet
Pas konkludimit dhe sigurimit të provave materiale për një tjetër ngarkesë cigaresh kontrabandë për llogari të grupit të goditur në fund të marsit, të transportuara me anijen “Posedion”, Krimet e Rënda arrestuan pronarin e saj, Ardian Cani dhe kapitetin Tahir Hoxha. Nga hetimet, ka rezultuar se si bashkëpunëtor i tyre në këtë kontrabandë, ka qenë edhe administratori i firmës Zotaj, Gentian Koçi, i cili është arrestuar gjatë operacionit të parë kur u sekuestrua anija “Eni”
Anija “Eni” kreu do ngarkesa kontrabandë
Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit, për gjashtë të ndaluarit dhe të shpallurin në kërkim, prokurori i çështjes, komunikoi akuzat e ngritura ndaj tyre. Prokurori ka deklaruar se cigaret vinin nga Mali i Zi dhe se anija “Eni”, e drejtuar nga kapiteni 59-vjeçar, Bilal Koçi, ka dalë nga porti i Tivarit dhe është nisur për në Shqipëri më 28 mars, në orën 18.30. Burimet e akuzës thonë se, disponojnë materialet për këtë fakt që i kanë siguruar nga korrespondenca me këtë port. Në parashtrimin e provave materiale, prokurori ka shtuar se anija është futur në akuarium në kundërshtim me rregullat, duke mos vënë në dijeni kapitenerinë, ndërkohë që është deklaruar se malli kontrabandë, i cili i është fshehur deklarimit në doganë dhe pa pullë fiskale, është sekuestruar në magazinën e Fatmir Zotaj, në Shkozet, ku edhe është arrestuar në flagrancë menaxheri i firmës, Gentian Koçi. Ndërsa është bërë e ditur gjithashtu se, krahas të ndaluarve, në hetim janë edhe të tjerë. Prokuroria ka akuzuar të gjithë të ndaluarit për aktivitet të jashtëligjshëm në ushtrimin e kontrabandës, në bashkëpunim të strukturuar dhe evazion fiskal. Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda, nga hetimet e deritanishme, ka konkluduar edhe në një ngarkesë cigaresh kontrabandë të transportuar me anijen “Eni”, më datë 8 mars. Sipas prokurorisë, nga verifikimet e kryera në portet e Malit të Zi, rezulton se anija “Eni” kishte kryer dy ngarkesa me cigare, në muajin mars, të cilat nuk i kishte deklaruar në Portin e Durrësit dhe i kishte kaluar pa çdoganim në magazinën 10 mijë metra katrorë në Shkozet, pronë e Fatmir Zotajt, e cila është sekuestruar prej 20 ditësh.
Të ndaluarit
Bilal Koçi “burg pa afat” (kapiteni i anijes)
Gentian Koçi “burg pa afat” (menaxher)
Petrit Cila “burg pa afat” (oficer i parë)
Ligor Todi “burg pa afat” (marinar)
Hamdi Peza “burg pa afat” (marinar)
Gëzim Çyrbja “burg për një muaj” (kuzhinier)
Adrian Gokaj “burg për një muaj” (mekanik)
Ardian Cani (pronari dhe administratori i anijes “Poseidon”)
Tahir Hoxha (kapiteni i anijes “Poseidon”)
Në kërkim
Fatmir Zotaj, pronari i anijes “Eni”
Sekuestrimet
Anija “Eni”
Anija “Poseidon”
Magazina 10 mijë metra katrorë në Shkozet
3.594 milionë
paketa cigaresh
1 Volksvagen
autoveturë me targa DR 4343 D
1 Benz
autoveturë me targa DR 7647 C
10 mijë euro
“pronë” e menaxherit