E Hënë, 2 Nëntor 2026

Malaj: Durrës-Kukës do të jepët me koncesion

16/05/2005  Ministri i Finacave, Arben Malaj, ka hedhur poshtë akuzat e anëtarëve të komisonit hetimor parlamentar për taksën Durrës-Kukës. Sipas Malajt, të gjitha fondet e mbledhura nga taksapaguesit shqiptarë, do të kenë efiçencë maksimale. Ndërtimi i korridorit nuk do mbështetje vetëm nga taksa e posaçme prej qytetarëve shqiptarë, por edhe nga fonde që vijnë nga buxheti i shtetit, nga banka botërore si dhe nga institucione të posaçme për të përmbushur ndërtimi i korridorit. Malaj tha se “ky korridor do të ketë një kosto disa herë më të lartë, sesa fondi që është mbledhur nga taksa Durrës-Kukës, ndërkohë që qeveria ka kërkuar që të angazhojë dhe sektorin privat, dhe ka miratuar dhe dhënien me koncesion një kompanie shumë të njohur, e cila ka shprehur interes për të investuar në këtë rrugë”. Nga ana tjetër, ministri i finacave, ka shprehur vullnetin e plotë të qeverisë ku ai bën pjesë, për të zhvilluar me trasparencë të gjitha procedurat që do të ndiqen për ndërtimin e kësaj rruge. “Buxheti i shtetit investon çdo vit 40 deri 50 miliardë lekë dhe në çdo moment është i gatshmëm të suportojë projektet e plota me procedura trsanparente, që do të rrisin investimet fizike në këtë korridor ekonomik”, tha Malaj. Ndërsa nga ana e tij, kreu i komisionit hetimor Preç Zogaj tha se, për këtë rrugë, janë mbledhur 70 milion dollarë, dhe qeveria ka dhënë vetëm 140 milionë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›