Hajek dhe miliarderi Pinault martohen në Paris
Pas ngurrimeve dhe mëdyshjeve, aktorja Salma Hajek dhe miliarderi Francois Henri Pinault më në fund u martuan. Ata ishin njohur në vitin 2006 në Venecia. Një vit më pas lindi vajza dhe menjëherë çifti pati një periudhë krize: fillimisht lajmërimi i ndarjes dhe më pas ribashkimi. Vetëm sot mësohet se në Paris çifti shkëmbeu unazat në intimitet dhe privatësi të plotë. Kjo mund të kishte qenë martesa e vitit, megjithatë ata preferuan një ceremoni të thjeshtë. Aktorja meksikane dhe miliarderi francez u martuan ditën e shtunë në intimitet të plotë. Në korrikun e vitit të kaluar, Hajek dhe Pinault, që kanë një vajzë së bashku, Valentina Palomën, e lindur në mars të vitit 2007 në Los Anxhelos, kishin njoftuar se gjithçka mes tyre kishte marrë fund.
Keit Perri lidhet me ish-të dashurin e Paris Hiltonit
Këngëtarja britanike, Keit Perri, tashmë duhet të përballet me zemërimin e miliarderes Paris Hilton, pasi bëhet e ditur se këngëtarja është lidhur me ish-të dashurin e Hilton, Benji Maden. Sipas mediave, këngëtarja e hitit “I Kissed A Girl” është fotografuar në një klub nate në Las Vegas duke i qëndruar pranë rokerit të grupit “Good Charlotte”. Perri sapo është ndarë nga anëtari i grupit “Gym Class Heroes”, Travis Mekoi, ndërsa Maden dhe Hilton i dhanë fund romancës së tyre në nëntorin e vitit të kaluar. Megjithatë, Paris, edhe pas ndarjes, shpesh kishte bërë të ditur se ishte ende e dashuruar me Maden, por kjo ndarje duhet të ndodhte pasi ajo duhet të ishte e qartë për pozicionin mes të dyve.
17 Shkurt 2009