Kosova 1 vit e pavarur. Rruga 1-vjeçare, sfida dhe suksese
Programi qeveritar i festimit të Ditës së Pavarësisë. Kryeministri Thaçi: “Kosova do të njihet nga e gjithë bota”
Blerina Olldashi
Kosova feston sot 1-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në harkun kohor të një viti, shteti i ri arriti të ketë flamurin, himnin kombëtar dhe institucionet, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin sa më të shpejtë të vendit. Një tjetër sukses i Kosovës është njohja nga 54 shtete përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Francën etj. Qeveria e Kosovës, Kuvendi dhe Presidenca për ditën e sotme kanë hartuar një program sipas të cilit në orën 11:00 do të mbahet një mbledhje solemne e Kuvendit të Republikës ku do të jenë të pranishëm presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Në mesditë do të procedohet një tubim nga nxënësit dhe të gjithë qytetarët i titulluar “Ecja në pavarësi”.
Në orën 18.00 do të mbahet një koncert i Filarmonisë së Kosovës ndërsa në orën 21.00 një koncert madhështor në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës. Ndezja e fishekzjarreve është parashikuar në orën 22.00. Për mbulimin e të gjitha aktiviteteve, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti një shumë prej 150 mijë eurosh. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë u shpreh se akti madhor i 17 shkurtit të vitit 2008 u arrit falë sakrificave pothuajse njëshekullore të popullit të Kosovës dhe ndihmës së përhershme të udhëheqësve të demokracisë dhe të lirisë së kombeve, SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera demokratike nga të katër anët e globit. Tepër të rëndësishme Sejdiu ka konsideruar njohjet nga vendet fqinje si Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë dhe ajo e Malit të Zi, me të cilat ekzistojnë marrëdhënie të mira bashkëpunimi. Presidenti Sejdiu ka marrë dje, me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës, një letër urimi nga Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama. Në këtë letër thuhej: “Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e parë të deklaratës historike të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike, në përpjekjet e saj që të zërë vendin e merituar si anëtare e plotë e bashkësisë së shteteve”. Edhe kryeministri Hashim Thaçi e ka konsideruar vitin e parë të pavarësisë si të suksesshëm pasi nuk janë të rëndësishëm numrat e shteteve që e kanë njohur vendin, por vlera që ato përfaqësojnë. Rezultati, megjithatë, do të jetë njohja e Kosovës nga e gjithë bota. Sipas kreut të Ekzekutivit, Kosova pretendon të bëhet anëtare e NATO-s, Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara.
Serbia kundër pavarësisë: Kosova nuk është shtet
Ndërsa Kosova feston përvjetorin e pavarësisë, Serbia dërgon mesazhin e qartë se nuk e njeh Kosovën pasi ajo nuk është shtet. Presidenti Boris Tadiç u shpreh: “Kosova nuk është shtet. Serbia nuk do ta njohë atë, përveç si provincën jugore të saj. Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës pasi vetëm kështu do të respektojë ligjet ndërkombëtare, interesat e saj legjitime, integritetin e saj në Kosovë dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbrohet përpara Gjykatës Ndërkombëtare”. Sipas Tadiç, 17 shkurti shënon datën e një veprimi ilegal të bërë nga Prishtina, e cila vetëshpalli pavarësinë. “Pas një viti nga 17 shkurti, është e qartë për të gjithë se Kosova nuk është shtet. Për qytetarët tanë në Kosovë, ne po dërgojmë një mesazh: “Shteti i tyre, Serbia, do të kujdeset për ta dhe interesat e tyre”,- tha Tadiç. Parlamenti serb pritet të mbajë sot në shenjë proteste ndaj përvjetorit të pavarësisë së Kosovës një seancë provokative në Mitrovicë. Më shumë se 250 deputetë serbë do të udhëtojnë drejt veriut të Mitrovicës për të rikonfirmuar mbështetjen për serbët e Kosovës. Kryetarja e Parlamentit serb, Slavica Gjukiç Dejanoviç, ka thënë se mbajtja e seancës në veri të Mitrovicës do të bëhet pas kërkesës së kryetarëve të komunave paralele serbe të Kosovës. Ajo bëri të ditur se transporti deri në Zveçan do të zgjasë pesë orë që nga Beogradi. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, deklaroi se sot do të fillojnë bisedimet me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara rreth aplikimit të marrëveshjes së 6 pikave për Kosovën. “Shqiptarët thonë se nuk do të ketë bisedime, por unë them që do të ketë. Ne kemi insistuar dhe bisedimet do të fillojnë të martën për implementimin e planit që nuk është plan i Marti Ahtisarit, por plani i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, që është në përputhje me planin e Ahtisarit”, - ka thënë Jeremiç.
17 Shkurt 2009